Ndarja nga Maqedonia e Veriut, Rama: Historia s’mund të bëhet pengesë për integrimin

Kryeministri: Ndihemi vërtetë të trishtuar, e them më sinqeritet këtë gjë, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë qenë në gjendje që të hyjnë në këtë fazë të procesit.


Historia nuk mund të bëhet pengesë për integrimin e Maqedonisë së Veriut në Bashkimin Evropian. Ky ishte mesazhi i kryeministrit Edi Rama, teksa u pyet në Luksemburg për ndarjen e rrugëve të Shqipërisë për procesin e integrimit me Maqedoninë e Veriut.

“Ndihemi vërtetë të trishtuar, e them më sinqeritet këtë gjë, që vëllezërit tanë të Maqedonisë së Veriut ende nuk kanë qenë në gjendje që të hyjnë në këtë fazë të procesit, ndërkohë që kanë qenë, ndër të parët që e kanë nisur procesin. Ndaj, kur flas për poshtërimet tona, tri herë njëra pas tjetrës na u refuzua nisja e bisedimeve të anëtarësimit, ndihem pak në siklet, pasi më duhet të mendoj për poshtërimin e Maqedonisë së Veriut, që i duhej të ndryshonte edhe emrin, që të mundte ta niste këtë proces. I qëndroj gjithçkaje që kam thënë për miqtë tanë bullgarë, sepse historia nuk mund të jetë arsye për të ndalur bisedimet e anëtarësimit për asnjë vend”, u shpreh Rama.

Në konferencën për shtyp kryeministri Edi Rama, së bashku, me Péter Szijjártó, ministër i Punëve të Jashtme dhe Tregtisë të Hungarisë, e cila mban edhe presidencën e radhës së BE-së, dhe Komisionerin e BE-së për Fqinjësinë dhe Zgjerimin, Olivér Várhelyi, theksoi se vendosja në nivele dypalëshe e procesit të anëtarësimit drejt BE-së është diçka e sëmurë.

“Nuk është sulm kundër miqve tanë bullgarë, thjeshtë po themi diçka të dukshme. Për ne arritja e BE-së është ta shohësh të shkuarën me sytë e të ardhmes, dhe jo të ardhmen me sytë e së shkuarës, pasi kjo do të sillte ndërlikim.

Dje në takimin e Procesit të Berlinit deklaruan se vendosja në nivele dypalëshe e procesit të anëtarësimit drejt BE-së është diçka e sëmurë, që vetëm sa i bën dëm një vendi, vetëm sa i bën dëm asaj që është një familje vlerash dhe parimesh”, u shpreh Rama, ndër të tjera.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…