Negociatat, Malaj: Anëtarësimi në BE kërkon ekonomi që të përballojë forcat e tregut të brendshëm europian

Shqipëria çeli sot në Luksemburg negociatat me BE-në për grup-kapitujt themelorë ku Ministria e Financave drejton kriterin ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”.


Shqipëria çeli sot në Luksemburg negociatat me BE-në për grup-kapitujt themelorë ku Ministria e Financave drejton kriterin ekonomik dhe Kapitullin 32 “Kontrolli Financiar”.

Në procesin e integrimit të Shqipërisë në BE, Ministria e Financave drejton po ashtu katër kapituj: kontrollin financiar; parashikimet financiare dhe buxhetore; taksat dhe bashkimin doganor.

Në një postim në rrjetet sociale, ministri i Financave Petrit Malaj shprehu angazhimin për për përmbushjen e detyrimeve që rrjedhin nga negociatat.

Malaj theksoi se anëtarësimi në BE kërkon funksionimin e një ekonomie me kapacitete për të përballuar presionet e konkurrencës dhe forcat e tregut të brendshëm europian.

Po ashtu, sipas tij, BE-ja promovon reformën e sistemeve të qeverisjes kombëtare për të përmirësuar përgjegjshmërinë menaxheriale, menaxhimin financiar dhe auditimin e fondeve publike.

Shqipëria hapi sot zyrtarisht negociatat për grup-kapitujt “Themeloret” ku përfshihen funksionimi i institucioneve demokratike, reforma në administratën publike, Gjyqësori dhe të drejtat themelore, Drejtësia, liria dhe siguria, kriteret ekonomike, prokurimi publik, statistikat dhe kontrolli financiar.

(ATSH)

Sot, Shqipëria shënon një hap historik në rrugëtimin e saj drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian. Hapja zyrtare e…

Posted by Petrit Malaj on Tuesday, October 15, 2024

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…