Rama takohet me një grup shqiptarësh në Luksemburg: Krenar për Shqipërinë

Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.


Shqipëria shënoi sot një tjetër moment historik në procesin e Integrimit Evropian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë.

Kryeministri Edi Rama bashkë me delegacionin zyrtar nga Shqipëria morën pjesë sot në zhvillimin e Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE në Luksemburg.

Në mbyllje të këtij eventi të rëndësishëm, kryeministri Rama u përshëndet edhe me një grup shqiptarësh që e prisnin në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg me flamurin kuqezi.

“Krenar për Shqipërinë”, u shpreh Rama, ndërsa ndau pamjet teksa përshëndetet me shqiptarët në dalje të godinës së Bashkimit Evropian në Luksemburg.

KRENAR PËR SHQIPËRINË🇦🇱🦅🇪🇺

*në dalje të godinës së Bashkimit Europian në Luksemburg❤️

Posted by Edi Rama on Tuesday, October 15, 2024

Pjesë e delegacionit zyrtar në Luksemburg ishin edhe ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme Igli Hasani, ministrja e Shtetit dhe Kryenegociatorja Majlinda Dhuka, ministrja e Shtetit për Administratën Publike dhe Antikorrupsionin Adea Pirdeni, si dhe një delegacion të përbërë nga negociatorët përgjegjës për kapitujt përbërës të grup-kapitullit të parë. (ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…