“Tetori i librit” sjell në shqip pesë vepra të letërsisë franceze për fëmijë e të rinj

Lexuesit shqiptarë do të lexojnë autorë francezë si Christelle Dabos, Jean Giono, Dominique Barberis, Neige Sinno, Christiane Rochefort.


Në kuadër të “Tetorit të librit”, një muaji ku theksi vihet tek libri dhe lexuesit e tij, Ambasada e Francës dhe Qendra Kombëtare e Librit dhe Leximit shpallën fituesit e thirrjes për botimin në shqip të librave francezë.

Projekti i Ambasadës së Francës në Tiranë dhe Qendrës Kombëtare të Librit dhe Leximit do të mundësojë botimin në shqip të pesë veprave të letërsisë franceze në gjuhën shqipe.

Lexuesit shqiptarë do të kenë mundësi të lexojnë autorë francezë si Christelle Dabos, Jean Giono, Dominique Barberis, Neige Sinno, Christiane Rochefort të shqipëruar nga përkthyeset Lorena Dedja, Liliana Papa, Klarita Lagji dhe Blerta Hyska.

Ato u përzgjodhën mes shumë aplikimeve të dorëzuara për këtë thirrje dhe janë libra për fëmijë dhe të rinj ose libra të vlerësuar me çmime në Francë.

Tetori, i cili përkon me ditëlindjen e tre poetëve të rëndësishëm të letërsisë sonë kombëtare: Migjenit, Dritëro Agollit dhe Gjergj Fishtës, është shpallur si muaji që i kushtohet librit e ndërgjegjësimit mbi rëndësinë që ka ai në shoqëri.

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…