Kuvendi, bashkëpunim me AADF për përgatitjen e profesionistëve të rinj

Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali priti kryetarin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff.


Kryetarja e Parlamentit, Elisa Spiropali priti sot në një takim kryetarin e Fondacionit Shqiptaro-Amerikan për Zhvillim, Michael Granoff, në vijim të festimeve për 15-vjetorin e AADF që u shënua dje.

Spiropali bëri të ditur se gjatë takimit u diskutua për themelet e një bashkëpunimi për herë të parë, mes Kuvendit dhe LEAD Albania, një program unik që synon përgatitjen e profesionistëve të rinj të vendit, duke u ofruar si fillim të përzgjedhurve një kontratë një-vjeçare, në funksionin e këshilltarit, në institucione kryesore si Kryeministria, Presidenca, ministritë dhe Bashkia e Tiranës.

Kryeparlamentarja shprehu dhe mirënjohjen për mbështetjen që AADF ka dhënë për Shqipërinë gjatë këtyre 15 viteve, në shumë fusha dhe projekte kombëtare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…