Rama: Çdo sukses i Shqipërisë në procesin e integrimit në BE, hap tjetër përpara për të gjithë rajonin

Shqipëria shënoi dje një tjetër moment historik në procesin e integrimit europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg.

Kryeministri Edi Rama vlerësoi se çdo sukses që Shqipëria arrin në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian duhet të shihet si një hap tjetër përpara për të gjithë rajonin.

Në fjalën e mbajtur dje në Luksemburg, pas çeljes së negociatave për grup-kapitullin “Themeloret”, Rama u shpreh se “më shumë se kurrë sot BE-ja ka nevojë për Ballkanin Perëndimor, po aq sa Ballkani Perëndimor ka nevojë për BE-në”.

“Të tregosh rrugën drejt BE-së duke qëndruar i palëkundur në vlerat dhe parimet e saj është një shprehje thelbësore e këtij besimi. Gjashtë vendet tona mund të dallojnë në shumë aspekte dhe mund të jenë në faza të ndryshme të procesit, por një gjë është njësoj për të gjitha, dëshira për të qenë pjesë e Europës, projekti më i suksesshëm i paqes dhe zhvillimit që njerëzimi ka krijuar ndonjëherë”, deklaroi Rama në Luksemburg.

Shqipëria shënoi dje një tjetër moment historik në procesin e integrimit europian, çeljen e negociatave me Bashkimin Evropian për grup-kapitullin e parë pas mbajtjes së Konferencës së Dytë Ndërqeveritare në Luksemburg.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia