Shqipëria, 66 vjet anëtare dhe me 9 pasuri në UNESCO

Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe aktivitetit njerëzor ndër shekuj.


Më 16 tetor 1958 Shqipëria u bë pjesë e organizatës së UNESCO-s. Me 194 vende anëtare UNESCO-ja mbron 1223 pasuri botërore të paçmueshme, dëshmi e jetës dhe aktivitetit njerëzor ndër shekuj.

Organizata e Kombeve të Bashkuara për Arsimin, Shkencën dhe Kulturën (UNESCO) synon të inkurajojë identifikimin, mbrojtjen dhe ruajtjen e trashëgimisë kulturore dhe natyrore në mbarë botën. Konventa e vitit 1972 për Mbrojtjen e Trashëgimisë Kulturore dhe Natyrore Botërore vlerësoi se disa vende në Tokë janë me “vlerë të jashtëzakonshme universale” dhe duhet të jenë pjesë e trashëgimisë së përbashkët të njerëzimit.

Ajo që e bën konceptin e Trashëgimisë Botërore të jashtëzakonshme është zbatimi i tij universal. Pasuritë e mbrojtura nga UNESCO u përkasin të gjithë popujve të botës, pavarësisht nga territori në të cilin ndodhen.

Në listën e trashëgimisë botërore të kësaj organizate bëjnë pjesë 9 pasuri materiale e shpirtërore shqiptare, që në ansambël përfaqësojnë sharmin e kulturës dhe të natyrës shqiptare.

Në mesin e pasurive shqiptare të regjistruara në kujtesën botërore bëjnë pjesë: Butrinti, për peizazhin e larmishëm dhe artefaktet e kulturës greko-romake; qyteti i një mbi një dritareve, Berati, për hir të vlerave arkitekturore; qyteti i gurtë i Gjirokastrës. Këto janë qendra historike të trashëgimisë së përbotshme të UNESCO-s, ku figurojnë gjithashtu edhe Liqeni i Ohrit si dhe Pyjet e Lashta të Ahut (Rrajca dhe Lumi i Gashit). Në listën e trashëgimisë botërore janë të përfshira gjithashtu edhe isopolifonia shqiptare, xhubleta, Kodiku i Purpurt i Beratit dhe transhumanca, siç njihet ndryshe tradita e shtegtimit të bagëtive.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…