Artistët e rinj nga Shqipëria, Kosova, Greqia dhe Turqia bashkohen në Tiranë

“Kolonia e Artistëve të Rinj-Trekëndëshi Tiranë, Athinë, Stamboll” (Tirana Art Colony 2024).


Një grup artistësh të rinj nga Shqipëria, Kosova, Greqia e Turqia janë mbledhur në Tiranë, ku krijuan e ekspozuan veprat e tyre në kuadër të aktivitetit “Kolonia e Artistëve të Rinj-Trekëndëshi Tiranë, Athinë, Stamboll” (Tirana Art Colony 2024).

Ky aktivitet pati si qëllim organizimin e një kolonie arti me artistë të rinj bashkëkohorë dhe studentët e artit nga Shqipëria, Greqia dhe Turqia për të promovuar shkëmbimin kulturor dhe artistik, si dhe për të inkurajuar krijimtarinë dhe inovacionin artistik ndërmjet të rinjve, përmes trekëndëshit Tiranë-Athinë-Stamboll.

Artistët e rinj të kolonisë krijuan e ekspozuan 20 vepra artistike. Secili prej tyre përmes pikturës preku një tematikë të veçantë.

Artistët e huaj që u bënë pjesë e kolonisë, erdhën për herë të parë në Shqipëri dhe gjatë qëndrimit këtu, realizuan veprat a tyre. Ardhja e këtyre artistëve shërben njëkohësisht për promovimin turistik të Shqipërisë, e në veçanti të Tiranës.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.