Veliaj takohet me kryebashkiakët amerikanë: Ndava projektet e rëndësishme të Tiranës

Në vijim të vizitës së tij në punimet e “Bloomberg CityLab”, kryebashkiaku i Tiranës është takuar me disa kryebashkiakë amerikanë.


Në vijim të vizitës së tij në punimet e “Bloomberg CityLab”, kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj është takuar me disa kryebashkiakë amerikanë, mes tyre të St. Louis, Missouri, Chattanooga, Tennessee, Oklahoma City, Oklahoma dhe Hartford, Connecticut.

Veliaj ndau foto në rrjetet sociale, ku shprehet se gjatë diskutimeve ka ndarë projekte të rëndësishme të Tiranës, nga kurset falas për të rinjtë te Piramida, kreditë e buta, transportin falas për pensionistët dhe studentët, si dhe vaktet shkollore për fëmijët.

Ai theksoi se këto iniciativa janë përtej ndarjeve politike, duke u siguruar që askush të mos mbetet pas.

“Një takim fantastik në Bloomberg CityLab me Kryetarët e Bashkive të St. Louis, Missouri, Chattanooga, Tennessee, Oklahoma City, Oklahoma dhe Hartford, Connecticut. Lindje apo perëndim, qytetet po përballen me sfida të ngjashme në lidhje me strehimin, alfabetizmin digjital dhe rritjen gjithëpërfshirëse. Pata mundësinë të ndaj projekte të rëndësishme të Tiranës, si kurset falas për të rinjtë te Piramida, kreditë e buta për shtëpitë e familjeve të reja, transportin falas për pensionistët dhe studentët, si dhe vaktet shkollore për fëmijët! Këto iniciativa janë përtej ndarjeve politike, duke u siguruar që askush të mos mbetet pas ndërsa qyteti ynë ecën përpara”, shkruan Veliaj.

Lexo më shumë nga

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: 22.718 pensionistë kanë tërhequr Bonusin e Pranverës

Shpërndarja e Bonusit të Pranverës nis sot për 730.430 pensionistë, brenda a jashtë vendit, pranë çdo pike të Postës Shqiptare…