Hasani: Mbështetje politike dhe me projekte zhvillimore për shqiptarët e Luginës së Preshevës

Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.


Ministri për Europën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi sot një takim me kryetaren e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani.

Hasani bëri të ditur se takimi u fokusua në diskutime frytdhënëse mbi forcimin e bashkëpunimit me institucionet e reja të dala nga zgjedhjet lokale, me faktorët politikë, socialë dhe ekonomikë në Luginën e Preshevës, si dhe mbrojtjen e të drejtave dhe lirive të shqiptarëve.

“Rikonfirmova vëmendjen dhe angazhimin e veçantë të Qeverisë së Shqipërisë ndaj zhvillimeve në Luginën e Preshevës dhe problematikave me të cilat përballen shqiptarët atje. Jo vetëm mbështetje politike por edhe nisma konkrete, përmes projektesh zhvillimore, në fushën e ekonomisë, të arsimit, kulturës dhe punësimit”, u shpreh Hasani.

(ATSH)

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…