Balla në Vjenë: Pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë

Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë një takimi në Vjenë, Austri, me përfaqësues të komunitetit shqiptar, theksoi arritjen historike të përfshirjes së diasporës shqiptare në zgjedhjet parlamentare, pas 33 vitesh.


Ministri i Shtetit për Marrëdhëniet me Parlamentin, Taulant Balla, njëherësh dhe drejtuesi politik i Partisë Socialiste për Diasporën, gjatë një takimi në Vjenë, Austri, me përfaqësues të komunitetit shqiptar, theksoi arritjen historike të përfshirjes së diasporës shqiptare në zgjedhjet parlamentare, pas 33 vitesh.

“Siç e dini, përmes vendimit të fundit të Kuvendit të Shqipërisë, është bërë e mundur që diaspora të marrë pjesë në zgjedhjet parlamentare, duke ndrequr kështu një gabim historik. Vendi amë u kishte një borxh të madh atyre që kanë vendosur të jetojnë jashtë Shqipërisë, por që nuk mund të përjashtohen nga vendimmarrja për drejtimin që ata duan për vendin e tyre,” tha Balla gjatë fjalës së tij.

Ai shtoi se ky është një moment historik për Shqipërinë dhe për të gjithë ata që kanë emigruar dhe që kanë kontribuar në ekonominë e vendit gjatë viteve.

“E vërteta është që falë emigracionit, falë punës së emigrantëve dhe falë parave që ju dërgoni dhe vazhdoni të dërgoni në Shqipëri, ju keni qenë mbështetësit kryesorë të ekonomisë sonë. Dërgesat e bashkatdhetarëve që jetojnë jashtë kanë një peshë të rëndësishme në ekonominë tonë,” u shpreh ministri Balla.

Duke folur për procesin e votimit nga diaspora, ministri Balla theksoi se Shqipëria ka zgjedhur një model të bazuar në praktika të njohura ndërkombëtare, duke përfshirë edhe modelin austriak.

“Ne jemi duke i dhënë dorën e fundit në institucionin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për mënyrën se si do të realizohet ky proces. Por ky proces është i bazuar në një sistem dhe formë që e kanë përdorur vende të tjera, përfshirë Austrinë,” shpjegoi Balla, duke theksuar se procesi është transparent dhe i sigurt.

Sipas Ballës, pjesëmarrja e diasporës në zgjedhje është thelbësore për të ardhmen e Shqipërisë.

Ai tha se rreth 1.75 milionë qytetarë shqiptarë që jetojnë jashtë vendit do të kenë të drejtë vote.

“Pjesëmarrja juaj në zgjedhje është shumë e rëndësishme. Ne duam që të gjithë bashkatdhetarët tanë të jenë të përfshirë në këtë proces, sepse është një mundësi për të kontribuar në të ardhmen e Shqipërisë.”

Ky hap, sipas Ballës, është një përpjekje e rëndësishme për të forcuar lidhjet mes diasporës dhe vendit amë, duke e bërë Shqipërinë më të përfshirë dhe më të integruar në nivel ndërkombëtar.

Lexo më shumë nga

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Spiropali në Bruksel: Shqipëria po ecën më shpejt dhe më vendosmërisht drejt BE-së

Kryetarja e Kuvendit ndodhet në Bruksel, e ftuar nderi në konferencën e tretë vjetore të Këshillit Global për Rinovimin e…