Gonxhja: Përmirësim thelbësor i skemës, po punojmë për nivel të denjë të pensioneve

Ministri i MEKI: Qeveria është e angazhuar për tolerancë zero ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja deklaroi sot se, qeveria është e angazhuar për tolerancë zero ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore.

Në një bashkëbisedim me pensionistët për skemën e pensioneve, ku mori pjesë edhe Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Financave, Petrit Malaj, Gonxhja u shpreh se, që prej ditës së parë që mori detyrën, prioritet numër një për të cilin Kryeministri i foli dhe sfida kryesore e qeverisë që iu bë e qartë ishte shqetësimi për sigurimet shoqërore në funksion të pensioneve.

“Kjo qeveri shpenzon për pensionet më shumë se për çdo gjë tjetër. Mbi 1/5 e buxhetit të shtetit shkon direkt për pensionet dhe me lekët që mbeten qeveria duhet të bëjë gjithçka tjetër, të shtrojë rrugë, të ndërtojë shkolla, spitale, të mirëmbajë, të paguajë, mësues, mjekë, policë, të përballojë emergjenca etj. Ju e dini sa halle ka shteti”, tha Gonxhja.

“Si shtresa më me eksperiencë dhe më e mençur, ju e dini se lekët nuk bien nga qielli. Sot familjet kudo dhe jo vetëm në Shqipëri kjo, lindin më pak fëmijë, ndërsa jetëgjatësia rritet dhe shyqyr që rritet, por që të na dalin llogaritë duhet që për një pension të kishim 2-3 të punësuar, ndërsa raporti që ne kemi sot është gati 1 me 1. Ndaj dhe duhet të rrisnim së pari pagat për të ndihmuar sa më shumë skemën kontributive të pensionit, pra indirekt dhe direkt ju”, iu drejtua Gonxhja-pensionistëve.

“Për të rritur punësimin dhe ekonominë, duhet të investonim dhe duhet të investojmë fort në modernizimin e shtetit, në eliminimin e informalitetit në një treg pune”, vijoi Gonxhja.

Pra, shtoi Gonxhja, “një treg që të paguajë mirë dhe që të deklarojë pagën reale”.

Nga ana tjetër, u shpreh ministri, “pa shtet ligjor nuk ka klimë të mirë biznesi, nuk ka investime të huaja, nuk ka zhvillim dhe pa këto nuk ka rritje ekonomike, nuk ka rritje të ardhurash, nga të cilat ne duhet të marrim për të kompensuar pensionet e ulëta dhe për të bërë politikat sociale”.

“Jemi ballëlartë që si kurrë më parë jemi sot më pranë se kurrë që të jemi në kushtet dhe me mundësitë për ta ndrequr dhe për ta zgjidhur dhe për ta korrigjuar edhe situatën e pensioneve, që është një hall për ne madhor dhe për ju i përditshëm dhe për të cilën preken të gjitha jetët tuaja”, u shpreh Gonxhja.

Gonxhja shprehu tolerancë zero ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore.

“Jemi shumë të angazhuar, së pari për tolerancën zero ndaj deklarimeve fiktive dhe debitorëve të sigurimeve shoqërore, subjekteve private dhe publike, sepse ka dhe subjekte publike dhe për këtë po punojmë fort me ndërmarrjet shtetërore dhe me gjithçka që lidhet me ato që janë strukturuar në likuidim etj, sepse ka detyrime të rëndësishme”, tha Gonxhja.

Gonxhja u shpreh se MEKI ka propozuar ndryshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës të para viteve ’94 për kooperativat dhe ndërmarrjet shtetërore.

Ministri u shpreh se, “rritja ekonomike sot na mundëson që të flasim për bonusin shumë më cilësor për pensionistët këtë fundvit. Ndërsa bashkë me stafin e MEKI-t, kemi propozuar dhe ndryshime ligjore për njohjen automatike të viteve të punës të para viteve 94’ për kooperativat dhe ndërmarrjet shtetërore, çka do të lehtësojë në mënyrë të menjëhershme rreth 40 mijë vetë që dalin në pension çdo vit dhe do t’i evitojë atyre mbi 3 mijë procese gjyqësore çdo vit që janë të kushtueshme, të lodhshme dhe rraskapitëse”.

“Ne po punojmë fort edhe për përmirësimin thelbësor të skemës së pensioneve, në disa drejtime, siç është barazia mes pensioneve për profesione të njëjta. Kapja e një niveli të denjë që të jetë të paktën në minimumin jetik për pensionet më të ulëta dhe për ato që janë më problematiket për momentin. Rritjen e pensionit mesatar dhe uljen e distancës me pagën mesatare, që është një tjetër problem që ne duhet ta adresojmë dhe që jemi tashmë duke punuar”, tha Gonxhja.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Përditësimi i Fjalorit të madh të shqipes, në konsultim shumë të gjerë publik

Kryeministri Edi Rama njoftoi prezantimin publikisht të draftit të Fjalorit të Madh të Gjuhës Shqipe, gjatë fjalës sot në Kuvendin…