Rama: Indeksimi i pensioneve praktikë ligjore e përvitshme, këtë vit shtuam 100 milionë euro

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se indeksimi i pensioneve në masën 4.1% i ka kushtuar kushtuar buxhetit të shtetit 100 milionë euro që shtohen menjëherë në fondin e përgjithshëm të pensioneve


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se indeksimi i pensioneve në masën 4.1% i ka kushtuar kushtuar buxhetit të shtetit 100 milionë euro që shtohen menjëherë në fondin e përgjithshëm të pensioneve.

Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët për skemën e pensioneve, kryeministri sqaroi çështjen e indeksimit të pensioneve ndërsa shtoi se kjo është një praktikë ligjore e përvitshme.

“Jam shumë i keqardhur që kur u indeksua pensioni me 4.1%, ju u përmbytët nga lumenjtë e helmit që i derdhin të gjithë ata që derdhin lot krokodili për ju, por që ju keni jetuar mjaftueshmërisht gjatë për t’i njohur të gjithë dhe e dini shumë mirë se çfarë kanë bërë për ju kur kanë pasur mundësi. Ashtu sikur e ndjeni me erë ata që janë fytyra të reja por në fakt janë vazhdimi i atyre të vjetrave. Nëse nuk do të ishte kështu nuk do të ishte kaq njësoj përpjekja për të manipuluar ndjenjat e pensionistëve duke u treguar përralla që nuk rrinë as në qiell as në tokë”, tha Rama.

Rama theksoi se nuk kishte lidhje indeksimi me 4.1% me atë për të cilën ai është angazhuar personalisht para pensionistëve për të filluar përfshirjen e tyre në ekonominë që rritet.

“Është vetëm një indeksim ligjor që bëhet në bazë të rritjes së çmimeve dhe ai indeksim nuk varet fare nga dëshira jonë, nëse ne duam të jetë 4% apo 7 %. Ajo është aritmetikë dhe vazhdon normalisht. Nuk kemi ne të drejtë të ndërhyjmë”, tha Rama.

Por kryeministri theksoi se nga indeksimi i pensioneve në masën 4.1% janë akorduar direkt 100 milionë euro që janë menjëherë shtesë në fondin e përgjithshëm të pensioneve.

“Fondit të përgjithshëm të pensioneve i mungojnë aktualisht rreth 500 milionë euro dhe këto 500 milionë euro çdo vit qeveria i nxjerr nga buxheti, i merr nga taksat dhe i kalon te pensionistët. Tani këtyre do t’i shtohen menjëherë edhe 100 milionë të tjera vitin tjetër nga ai 4.1%. Shifrat janë marramendëse kur i shohim nga buxheti i shtetit dhe kur shohim numrin e rritur të pensionistëve”, shtoi Rama.

Duke folur për skemën e pensioneve, Rama tha se duhet të bëjmë një përpjekje të madhe e të domosdoshme, disaplanëshe në mënyrë që të fillojmë jo pas 5 vitesh, por menjëherë dhe të ndajmë për pensionistët pjesë-pjesë nga gjithë hapësira ekonomike.

Po ashtu, Rama kujtoi se shmangia e sigurimeve shëndetësore i kushtojnë buxhetit të shtetit rreth 500 milionë euro të tjera.

“Shmangin sigurimet shëndetësore dhe nga kjo janë edhe aty rreth 500 milionë euro të tjera. Pra janë rreth 1 miliard euro në total që çdo vit buxheti i shtetit i nxjerr për pensionistët dhe shëndetësinë për të mbuluar gropën e madhe të viteve të kaluara pa reforma, kur iu vu zjarrit të gjithave dhe dolën njerëzit në pension nga 40 vjeç dhe nuk kanë dhënë kontribute e nuk ke si i mbulon”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,…

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kontribut në ndërtimin e raporteve vëllazërore mes faktorit shqiptar, Balla titull mirënjohjeje nga Komuna e Deçanit

Në këtë ceremoni tradicionale në një kullë të Rrafshit të Dukagjinit u nderuan gjithashtu Kryetari i Bashkimit Demokratik për Integrim,…