Rama: Nënshkruam mbi 20 marrëveshje për njohjen e pensioneve, ndërkohë që gjetëm vetëm një

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kur Partia Socialiste erdhi në qeveri e gjeti Shqipërinë vetëm me një marrëveshje dypalëshe për njohjen e pensioneve, ndërkohë që 10 vite miratoi mbi 20 marrëveshje të tilla.


Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se kur Partia Socialiste erdhi në qeveri e gjeti Shqipërinë vetëm me një marrëveshje dypalëshe për njohjen e pensioneve, ndërkohë që 10 vite miratoi mbi 20 marrëveshje të tilla.

Gjatë bashkëbisedimit me pensionistët për skemën e pensioneve, Rama u shpreh se rritja e pensioneve është proces i imponuar nga faktorë objektivë.

“Njerëzit ikën dhe kthehen këtu pensionistë nga Greqia pasi kanë punuar atje 30 vite dhe thonë ‘pse kaq më del pensioni mua’? Por nuk ke qenë këtu ke qenë atje. Ndaj e gjetëm Shqipërinë me 1 marrëveshje. Në 23 vjet vetëm një marrëveshje kishin bërë për pensionet e të gjithë shqiptarëve që ikën jashtë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se “po të kishin bërë mbi 20 marrëveshje që kemi bërë ne në 10 vjet, po t’i kishin bërë kohë më para, nuk do kishim këtë situatë”.

“Kujtoj atë që ne arritëm me Italinë, që ishte një nga dy marrëveshjet më të vështira. Ky është i gjithi një proces i imponuar nga faktorë objektiv. Nuk është çështja a do a nuk do, se nuk ka kryeministër në botë që nuk do të rrisë pensionet dhe nuk tundohet nga ideja për të rritur pensionet se këto janë vota”, tha Rama.

Por sipas tij, “ta bësh këtë pa menduar është njëlloj si t’i hapësh një gropë tjetër Shqipërisë më keq se ajo e piramidave”.

“Të gjithë këta që dëgjoni ju, janë të gjithë produkte të politikës së piramidave dinë të bëjnë vetëm piramida. Në vitin 2022 ne kemi dhënë 3 bonuse përveç pensionit nga ndikimi i luftës në Ukrainë etj. Kemi dhënë po ashtu plus edhe bonusin tradicional”, tha Rama.

(Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…