Zgjerimi i BRICS një synim për ndikim më të madh global

Qyteti rus i Kazanit, nga 22 deri më 24 tetor, do të presë të ftuar nga 33 vende në Samitin e BRICS.


Nga Prof. Dr. Petraq Milo

Qyteti rus i Kazanit, nga 22 deri më 24 tetor, do të presë të ftuar nga 33 vende në Samitin e BRICS, organizatë e cila u themelua në qershor 2006, në kuadër të Forumit të 10-të Ndërkombëtar Ekonomik të Shën Petersburgut. BRICS fillimisht ishte i përbërë nga Brazili, Rusia, India, Kina dhe Afrika e Jugut. Tani është zgjeruar duke përfshirë Arabinë Saudite, Iranin, Etiopinë, Egjiptin dhe Emiratet e Bashkuara Arabe. Si një aleancë e ekonomive kryesore në zhvillim, BRICS luan një rol të rëndësishëm në nivelin ekonomik global. Që nga fillimi i tij në 2009, grupi është bërë një forcë e rëndësishme në çështjet ndërkombëtare, me fokus kryesor në rritjen e tregtisë, të investimeve dhe të bashkëpunimit për zhvillim. Ndikimi në rritje i BRICS nxjerr në pah rëndësinë në rritje të ekonomive në zhvillim, të cilat synojnë të promovojnë një rend botëror shumëpolar, me qëllim të nxitjes të një shpërndarje më të barabartë të ndikimit ekonomik.


Takimi i dytë i ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore të BRICS-it në vitin 2024/Xinhua

Marrëdhëniet midis partnerëve të BRICS janë ndërtuar mbi Kartën e OKB-së, parimet dhe normat e njohura përgjithësisht të së drejtës ndërkombëtare dhe parimet e mëposhtme, të cilat u ranë dakord nga vendet anëtare në Samitin e tyre të vitit 2011. Hapja, pragmatizmi, solidariteti, natyra jo bllokuese dhe neutraliteti në lidhje me palët e treta, janë parimet mbi të cilat funksionon ky grupim. Puna e BRICS bazohet në planet e veprimit të miratuara gjatë samiteve vjetore që nga viti 2010. Bashkëpunimi ndërmjet vendeve të BRICS përfshin samitet e planifikuara vjetore, takime të liderëve në samitet e G20, takime midis përfaqësuesve të lartë përgjegjës për sigurinë kombëtare, te ministrave të jashtëm, te ministrave të financave dhe guvernatorëve të bankave qendrore në takimet e bordeve të guvernatorëve të Fondit Monetar Ndërkombëtar dhe Bankës Botërore dhe gjithashtu në takimet e ministrave të financave të G20, të takimeve të zyrtareve te larte te sektorëve te ndryshëm, si dhe takimet e kryetarëve të gjykatave supreme, kryetarëve të komisioneve qendrore zgjedhore, dhe përfaqësues të administratave lokale dhe rajoneve partnere.

Bashkëpunimi ndërmjet misioneve të përhershme kombëtare të BRICS në selinë e OKB-së në Nju Jork, në organizatat ndërkombëtare në Gjenevë dhe Vjenë, dhe në UNESCO në Paris, luan një rol të rëndësishëm në mekanizmin e bashkëpunimit shumëpalësh. Përveç ngjarjeve të përbashkëta që përfshijnë agjencitë ekzekutive dhe degën e gjyqësorit, organizatat e biznesit dhe qendrat kërkimore bashkëpunojnë në formatin BRICS. Në 2009-2016 vendet e BRICS përpunuan një qëndrim të përbashkët për disa probleme rajonale, duke përfshirë problemet libiane, siriane dhe afgane, dhe programin bërthamor iranian. Ata gjithashtu arritën marrëveshje të përbashkët për çështjet financiare dhe ekonomike, duke përfshirë reformat e Bankës Botërore dhe FMN-së, masat për të siguruar që burimet e mjaftueshme mund të mobilizohen për FMN-në për të forcuar potencialin e saj kundër krizës, krijimin e Mekanizmit të Bashkëpunimit Ndërbankar BRICS i cili parashikon dhënien dhe lehtësimin e kredisë “Lehtësia” në monedhën vendase dhe krijimin e Aleancës së Shkëmbimeve BRICS.


Takimi i 15-të i Liderëve të BRICS-it në Johannesburg të Afrikës së Jugut/Xinhua

Përfshirja veçanërisht e Arabisë Saudite, me rezervat e saj të mëdha të naftës, dhe Etiopisë me ekonominë dhe burimet natyrore në rritje, BRICS ofron përparësi të konsiderueshme ekonomike dhe demografike. Ky zgjerim ka rritur më tej nivelin e PBB-së dhe të popullsisë të këtij grupi, duke forcuar pozicionin e tij si një fuqi ekonomike globale. Sipas raportit të Parlamentit Europian (2024), vlerësohet se BRICS që nga zgjerimi i saj, tani përbën 37.3% të PBB-së botërore, ose më shumë se gjysmën e asaj të BE-së (14.5 %). Popullsia e këtij grupimi ka tejkaluar 3.67 miliard banorë ose përfaqëson 44.9% të popullsisë globale. PBB për banorë në vitin 2023 ka tejkaluar dhe prodhimin e brendshëm bruto për banorë të ekonomive emergjente dhe në zhvillim të marra së bashku. Në vitin 2023 vlerësohet se PBB për banorë në vitin 2023 vlerësohet në rreth 17650 USD krahasuar me 15310 të ekonomive emergjente dhe në zhvillim. Volumi i tregtisë së Bashkimit Europian me vendet e BRICS është zgjeruar nga 666 miliard Euro në 1 174 miliard Euro në vitin 2023.

Aleanca e zgjeruar BRICS+ ka potencialin për të nxitur tregtinë ndërkombëtare; për të tërhequr investime më të mëdha; për të inkurajuar bashkëpunimin teknologjik dhe për të mbështetur zhvillimin e infrastrukturës. Për më tepër, mund të zvogëlojë varësinë nga institucionet perëndimore, duke i hapur rrugën një peizazhi ekonomik global më të balancuar dhe më të larmishëm. Ekonomikisht, vendet e BRICS+, veçanërisht Kina dhe India, kanë demonstruar rritje mbresëlënëse në krahasim me ritmin më të ngadaltë të ekonomive të përparuara. Aleanca ka potencialin për të nxitur reformat në sistemet financiare globale, duke u fokusuar në qëndrueshmërinë dhe adresimin e pabarazive globale. BRICS+ gjithashtu kërkon të pakësojë varësinë nga sistemet financiare perëndimore, duke zgjeruar partneritetet me vendet kryesore eksportuese të naftës si Arabia Saudite dhe Irani.


Dialog midis liderëve të vendeve të BRICS-it dhe vendeve afrikane dhe tregjeve të tjera në zhvillim dhe vendeve në zhvillim, në Johannesburg të Afrikës së Jugut/Xinhua

Ky zgjerim mund të riformësojë tregjet globale të energjisë, duke sfiduar ndikimin e fuqive të krijuara si Agjencia Ndërkombëtare e Energjisë (IEA) dhe Organizata e Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC). Përfshirja e këtyre kombeve sinjalizon një zhvendosje drejt një peizazhi energjetik më shumëpolar, ku ekonomitë në zhvillim luajnë një rol më të rëndësishëm në vendimet globale për energjinë. Përtej ekonomisë, BRICS+ mund të shërbejë si një kundërpeshë gjeopolitike, duke siguruar që interesat e vendeve në zhvillim të përfaqësohen në skenën globale. Aleanca inkurajon bashkëpunimin Jug-Jug, duke krijuar institucione të reja financiare dhe marrëveshje tregtare. Forcimi i lidhjeve ekonomike brenda BRICS+ mund të ndihmojë në adresimin e pabarazive sistemike në sistemin financiar ndërkombëtar dhe të kontribuojë në një rend global më të barabartë. Pavarësisht potencialit të tij, BRICS+ përballet me sfida të dukshme. Sistemet e ndryshme politike dhe prioritetet ekonomike të anëtarëve të saj mund të pengojnë vendimmarrjen dhe bashkëpunimin.


Kazan në Rusi/VCG

Për një integrim efektiv, BRICS+ duhet të fokusohet në ndërtimin e institucioneve të fuqishme, rritjen e shpeshtësisë së takimeve dhe shfrytëzimin e pikave të forta të çdo vendi anëtar. Dinamika politike dhe gjeopolitike do të jetë vendimtare që BRICS+ të funksionojë në mënyrë efektive. Duke promovuar dialogun dhe diplomacinë, grupi mund të kapërcejë pengesat dhe të krijojë një mjedis të favorshëm për bashkëpunim. Marrëdhëniet paqësore, respektimi i ligjit ndërkombëtar dhe planifikimi strategjik janë thelbësore që BRICS+ të ketë sukses në planin afatgjatë. Duke adresuar sfidat e përbashkëta dhe duke punuar së bashku, grupi mund të vendoset si një lojtar kryesor në marrëdhëniet ndërkombëtare. Qëndrueshmëria është një tjetër fushë kyçe ku BRICS+ duhet të përqendrojë përpjekjet e saj. Investimi në teknologjitë e gjelbra, rritja e ndërgjegjësimit publik dhe përmirësimi i praktikave të qeverisjes janë të nevojshme për të luftuar ndryshimet klimatike dhe degradimin e mjedisit. Bashkëpunimi për zhvillimin e qëndrueshëm mund të çojë në zgjidhje inovative, stabilitet ekonomik dhe një të ardhme më të gjelbër. Zgjerimi i BRICS+ paraqet mundësi të rëndësishme dhe sfida thelbësore. Megjithatë, diversiteti i brendshëm, tensionet gjeopolitike dhe mungesa e një kuadri formal institucional mund të pengojnë bashkëpunimin efektiv. Në fund të fundit, BRICS+ përfaqëson një mundësi transformuese dhe një sfidë komplekse për qeverisjen ekonomike globale.


Takimi i koordinatorëve të vendeve të BRICS-it në Kazan, Rusi/Foto nga VCG

Presidenti kinez Xi Jinping do të marrë pjesë në Samitin e 16-të të BRICS në Kazan, dhe planifikohet të ketë takime dhe shkëmbime të rëndësishme me liderët e vendeve të tjera për situatën aktuale ndërkombëtare, bashkëpunimin praktik të BRICS, zhvillimin e mekanizmit BRICS dhe çështje të rëndësishme me interes të përbashkët. Kina është shprehur gjithmonë se është e gatshme të punojë me të gjitha palët për të siguruar përparimin e qëndrueshëm dhe të qëndrueshëm të bashkëpunimit të BRICS. Presidenti Xi, ka nënvizuar se : “ne duhet të rregullojmë strukturën tonë ekonomike, të arrijmë zhvillim më cilësor, të ndërtojmë partneritet më të ngushtë ekonomik, të nxisim ndërtimin e një ekonomie të hapur botërore dhe të krijojmë një partneritet global zhvillimi”

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…