Koçiu: Bashkitë, rol në vendimmarrje për shërbimet shëndetësore të domosdoshme

Në kuadër të procesit të decentralizimit, nismë e Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.


Në kuadër të procesit të decentralizimit, nismë e Ministrisë së Shtetit për Pushtetin Vendor, u nënshkruan sot marrëveshjet në fushën e shëndetësisë, arsimit dhe bujqësisë.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, nënshkroi marrëveshjen për decentralizimin e funksioneve në kujdesin shëndetësor parësor me kryetari e Bashkisë Berat, Ervin Demo, kryetarin e Bashkisë Divjakë, Josif Gorrea, kryetarin e Bashkisë Shkodër, Benet Beci dhe kryetarin e Bashkisë Kolonjë, Erion Isaj.

Gjatë kësaj ceremonie organizuar në Qendrën për Hapje dhe Dialog (COD) në ambientet e Kryeministrisë, marrëveshje për decentralizimin e funksioneve nga niveli qendror në nivelin vendor u nënshkruan edhe në fushën e arsimit dhe të bujqësisë nga Ministrja e Arsimit dhe Shkencës, Ogerta Manastirliu dhe Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj

Në fjalën e saj, Ministrja Koçiu ka theksuar se “nëpërmjet kësaj marrëveshjeje jemi duke krijuar mundësitë që edhe shërbimet shëndetësore aq të domosdoshme, aq të nevojshme për gjithë komunitetet të mund t’i japim mundësi bashkisë vetë së pari të luajë rol në vendimmarrje”.

“Sot japim mundësinë që po sërish nëpërmjet këtyre partneriteteve, qeverisjes qendrore dhe pushtet vendor, organizata të shoqërisë civile por edhe partner të tjerë, të bëjmë të mundur jo vetëm ofrimin e shërbimeve sociale, jo vetëm decentralizimin e një prej funksioneve kryesore, por të bëjmë të mundur dhe decentralizimin e ofrimit të shërbimeve shëndetësore”, u shpreh Koçiu.

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu tha se “e gjithë kjo sipërmarrje dhe kjo marrëveshje, patjetër që vendos një normë të re në mënyrën se si ofrohen shërbimet. Çdo mekanizëm i shtuar në funksion të operimit të vetë bashkive në territor do të jetë patjetër në shërbim të përmirësimit të cilësisë së jetës dhe të shërbimeve për komunitetet”.

(ATSH)

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…