Menaxhim i shkëlqyer i sezonit turistik me policitë malazeze e maqedonase
Oficerët e Policisë Kufitare të Shqipërisë u takuan me kolegët e tyre malazezë dhe maqedonas, në dy takime të veçanta, të organizuara nga Prezenca e OSBE-së, në Shkodër dhe Pogradec.
Oficerët e Policisë Kufitare të Shqipërisë u takuan me kolegët e tyre malazezë dhe maqedonas, në dy takime të veçanta, të organizuara nga Prezenca e OSBE-së, në Shkodër dhe Pogradec.
Diskutimet u fokusuan te situata në kufi, migracioni i parregullt, patrullimet e përbashkëta dhe shkëmbimi i informacionit.
Gjithashtu u vlerësua si i shkëlqyer menaxhimi i sezonit turistik, si me palën malazeze, ashtu edhe me atë maqedonase.
Këto takime zhvillohen disa herë në vit, me mbështetjen e Prezencës së OSBE-së, me qëllim forcimin e bashkëpunimit dhe rritjen e shkëmbimit të informacionit në rajon.
(ATSH)