Përfaqësues të Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride në vizitën e parë në Shqipëri

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare,


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) mirëpriti sot përfaqësuesit e Qendrës Evropiane të Ekselencës kundër Kërcënimeve Hibride (Hybrid CoE) në vizitën e tyre të parë zyrtare në Shqipëri.

Kjo vizitë pason anëtarësimin e Shqipërisë në Hybrid CoE më 13 qershor 2024, duke e bërë vendin tonë anëtarin e 36-të të kësaj qendre. Anëtarësimi përfaqëson një angazhim të fortë të Shqipërisë për të përballuar sfidat e kërcënimeve hibride dhe për të zgjeruar bashkëpunimin me vendet aleate të NATO-s dhe BE-së.

Qëllimi i vizitës ishte prezantimi i aktiviteteve të Hybrid CoE dhe shkëmbimi i përvojave për përballimin e kërcënimeve hibride, përfshirë dezinformimin, ndërhyrjet kibernetike dhe sabotazhin. Gjatë takimit u diskutuan gjithashtu mënyrat për rritjen e kapaciteteve dhe ndërgjegjësimit publik mbi kërcënimet hibride, duke forcuar kështu mbrojtjen kombëtare ndaj këtyre sfidave globale.

Drejtori i Përgjithshëm i AKSK, Igli Tafa, theksoi rëndësinë e këtij bashkëpunimi. “Kërcënimet hibride janë një realitet i ri që përfshin sfida të tilla si dezinformimi dhe sabotazhi. Shqipëria do të përfitojë ndjeshëm nga anëtarësimi në Hybrid CoE, duke pasur qasje në ekspertizën më të mirë ndërkombëtare dhe duke forcuar aftësitë tona për të adresuar këto kërcënime që përhapen ndërkombëtarisht. Ky bashkëpunim do të ndihmojë gjithashtu në zhvillimin e talenteve të reja dhe në përmirësimin e strategjive tona mbrojtëse”, u shpreh ai.

Tapio Pyysalo, kreu i Marrëdhënieve Ndërkombëtare të Hybrid CoE, shtoi Shqipëria ka një bazë të fortë dhe ekspertizë të konsiderueshme në fushën e sigurisë kibernetike. “Ne jemi të kënaqur që po e zgjerojmë këtë bashkëpunim dhe po ndërtojmë kapacitete të reja për të adresuar kërcënimet hibride, duke përfshirë rritjen e ndërgjegjësimit publik dhe përgatitjen e institucioneve për sfidat e ardhshme”, theksoi ai.

Anëtarësimi i Shqipërisë në Hybrid CoE është një mundësi strategjike për të forcuar kapacitetet kombëtare, për të qasur ekspertizën ndërkombëtare dhe për të përfituar nga bashkëpunimet e përbashkëta për sigurinë hibride. Ky bashkëpunim strategjik pozicionon Shqipërinë si një aktor të rëndësishëm në fushën e sigurisë hibride, duke kontribuar në mbrojtjen e interesave kombëtare në një botë gjithnjë e më të digjitalizuar.

(ATSH)

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Votimi nga jashtë, KQZ: 28 595 regjistrime, 9677 kërkesa të miratuara

Numri më i lartë i kërkesave është regjistruar nga Italia me 8796, e ndjekur nga Greqia me 6624, Gjermania me…