Rama: Mosdeklarimi i pagave grabitje e pensionistëve, masa të rënda administrative deri edhe penale

Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një adresim të shpejtë të çështjes së mosdeklarimit të pagave reale, ndërsa paralajmëroi masa të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve.


Kryeministri Edi Rama kërkoi sot një adresim të shpejtë të çështjes së mosdeklarimit të pagave reale, ndërsa paralajmëroi masa të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve.

Kryeministri Edi Rama, ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja dhe ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj zhvilluan sot një bashkëbisedim me bizneset për rëndësinë e deklarimit real të pagave që reflektohet më pas në skemën e sigurimeve shoqërore dhe në atë të pensioneve.

Rama e cilësoi shmangien e detyrimit të kontributeve shoqërore nga mosdeklarimi real i pagave një grabitje të përditshme të pensionistëve nga bizneset.

Ndaj Kryeministri theksoi se është koha për një front të përbashkët për t’i dhënë fund këtij fenomeni të pajustifikueshëm dhe për t’u dhënë gjyshërve e gjysheve pjesën e merituar nga çdo pagë në këtë vend.

“Në këtë diskutim të hapur që ne kemi nisur dje dhe do ta vazhdojmë lidhur me një temë kyçe, me një shqetësim prioritar dhe me një detyrim madhor për ne si qeveri, por edhe për ju si sipërmarrje, kërkohet që askush nga ne mos t’i shmanget detyrimeve që kemi. Ne kemi detyrimin si qeveri të bëjmë çmos që jeta e tyre të jetë sa më e qetë dhe që kushtet e jetës së tyre të përmirësohen sa të jetë e mundur”, tha Rama.

Ndërkohë për sipërmarrjet, Kryeministri theksoi se kanë detyrimin të krijojnë punë në këtë vend dhe kanë detyrimin të paguajnë çdo qindarkë të çdo pagese për çdo person të punësuar, që i takon pensionistëve.

“Patjetër ky është edhe detyrim i çdokujt që merr një pagë. Ndërkohë që në sektorin publik ky detyrim është i përmbushur sepse nuk varet nga sjellja e personit që paguhet por shkon direkt dhe derdhet në arkën e sigurimeve shoqërore, nuk ndodh e njëjta gjë në sektorin privat”, shtoi Rama.

Kryeministri theksoi se ka një problem të madh në këtë drejtim, pavarësisht të gjitha përmirësimeve që janë bërë me deklarimin e pagës reale.

“Një problem shumë i madh që ne jemi shumë të vendosur ta adresojmë dhe të mos presim përmirësimin gradual por të kërkojmë një përmirësim të shpejtë, me një adresim të shpejtë. Por dëshirojmë dhe besojmë se kompanitë nuk do të jetë nevoja të vihen nën presionin e masave të rënda administrative dhe me gjasë dhe penale për grabitjen e pensioneve”, tha Rama, ndërsa e cilësoi mosdeklarimin e pagave reale grabitje.

Sipas tij, ky është një turp shumë i madh, një sjellje që ka marrë statusin e vijës së sjelljes në shumë biznese, me një mungesë përgjegjshmërie.

“Duam të përcjellim te ju dhe të gjithë ata që i përkasin kësaj kategorie të sipërmarrjes një shqetësim dhe një apel, një ftesë për të krijuar një front të përbashkët në këtë punë se në fund të ditës ato para përsëri në masën më të madhe rikthehen në konsum dhe përsëri gjenerojnë të ardhura të tjera”, tha Rama.

( Marrë nga ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…