31 % më shumë eksporte bujqësore në sasi gjatë shtatorit

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shënuan 31% rritje në sasi gjatë shtatorit 2024 krahasuar me një vit më parë.


Eksportet bujqësore vijuan trendin e rritës së qëndrueshme.

Ministrja e Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural, Anila Denaj bëri të ditur se eksportet bujqësore shënuan 31% rritje në sasi gjatë shtatorit 2024 krahasuar me një vit më parë.

Në shtator të këtij viti janë 23 619 tonë eksporte nga 18 034 tonë shtatorin e një viti më parë.

Denaj tha se, produktet bujqësore Made in Albania po rrisin praninë e tyre në mënyrë të qëndrueshme drejt tregjeve të huaja.

Sipas saj, shifrat në trend pozitiv tregojnë një pasqyrë të qartë të rritjes së cilësisë dhe fuqizimit të fermerëve në vend.

Politikat mbështetëse kanë rritur investimet në përmirësimin e cilësisë dhe standardeve të produkteve shqiptare që po rrisin prezencën e tyre në mënyrë të qëndrueshme në tregjet ndërkombëtare.

Klima e favorshme, afërsia me tregjet evropiane, mundësia për mbulimin e tregjeve rajonale me potenciale të pashfrytëzuara, si dhe fuqia punëtore me kosto të ulët, e bëjnë Shqipërinë një vend me potencial premtues në disa sektorë, por veçanërisht në bujqësi.

Produktet kryesore bujqësore që eksporton Shqipëria janë bimë mjekësore, perime të freskëta dhe të përpunuara, vaji i ullirit, vajrat esenciale, shalqinj, fruta, peshk të konservuar etj.

ATSH

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.