Çel dyert Kampusi i Kolegjit të Europës në Tiranë, Mogherini: Sot festojmë një arritje historike

Në Tiranë ka hapur dyert kampusi i Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian.


Në Tiranë ka hapur dyert kampusi i Kolegjit të Europës, i pari kampus jashtë vendeve të Bashkimit Europian, i cili krijon mundësinë për një mësim më të thelluar për vetë Bashkimin Europian dhe rrugëtimin drejt tij.

Federica Mogherini, rektore e Kolegjit të Europës në Tiranë tha se ndihet shumë krenare për hapjen e Kolegjit të Europës në Tiranë, ndërsa shtoi se sot festojmë një arritje historike.

“Studentët ndihen tashmë qytetarë të Tiranës, të këtij qyteti mbresëlënës. Më keni lënë shumë mbresa, vendimet tona u miratuan në mënyrë unanime, BE dhe kolegji Evropës është shumë krenar të jetë pjesë e kësaj.

Stafi pedagogjik, personeli që ka punuar ditë e natë, mbi të gjitha duhet të falënderoj studentët që aplikuan mbi një program që ende nuk ekzistonte. Besuan te diçka që dukej gati e pamundur dhe një vit më parë dukej e pamundur, punuam fort, kokëfortë të vendosur dhe nuk hoqëm dorë ku u përballëm me sfidat. Dy gjëra më të rëndësishme që kishim parasysh ishte të dinim që ishim bashkë dhe ja vlen. Sot mund të përgëzojmë një arritje për Kolegjin, për Ballkanin Perëndimor”- u shpreh Mogherini.

Mogherini shtoi se Kolegji do të jetë edhe për 75 vitet në vijim për të përgatitur edhe diçka më historike, ribashkimin e kontinentit tonë.

“Është historike të përurosh një kampus pas Bryzhit. Por një nga gjërat më të rëndësishme është ndoshta fakti që në momentin që Kolegji hap Kampusin do të qëndrojë këtu këtë vit. Kremtuan 75 vjet së paku për 75 vitet në vijim Kolegji do të jetë këtu për të përgatitur edhe diçka më historike ribashkimin e kontinentit tonë dhe besoj se kjo do të ndodhë. Jam shumë krenare dhe emocionuar dhe mendoj se me këtë mund të nisim kremtimet tona”- u shpreh Mogherini.

(ATSH)

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…