Hasani niset drejt SHBA, merr pjesë në disa takime në OKB

Ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani ka udhëtuar drejt Nju-Jorkut (SHBA), ku në datat 24 e 25 tetor do të marrë pjesë në disa takime në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

Sipas njoftimit të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme, “të enjten, 24 tetor 2024, ministri Hasani do të marrë pjesë në Debatin e Hapur të Këshillit të Sigurimit mbi Gratë, Paqen dhe Sigurinë, ku do të mbajë fjalën në emër të Shqipërisë”.

Po atë ditë, ministri Hasani do të takohet me bashkëkombësit që janë pjesë e OKB-së.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Të premten (25 tetor), kryediplomati shqiptar do të drejtojë takimin Përgjegjshmëria dhe Fuqizimi: “Mbështetja e të Mbijetuarve të Dhunës Seksuale të Lidhur me Konfliktin”, bashkorganizuar nga Shqipëria dhe OSBE.

Në përfundim të vizitës dyditore në SHBA, ministri Hasani do të vizitojë shkollën e gjuhës shqipe “Alba life, Ambasador i Kombit”, e cila ushtron aktivitetin e saj prej 17 vjetësh në Nju-Jork.

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!