Prezenca e OSBE, ndihmë organeve ligjzbatuese për përmirësimin e menaxhimit të informatorëve

Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnimi treditor në datat 21-23 tetor me fokus menaxhimin e informatorëve për Njësinë e Menaxhimit të Informatorëve të Policisë së Shtetit.


Prezenca e OSBE-së në Shqipëri zhvilloi një kurs trajnimi treditor në datat 21-23 tetor me fokus menaxhimin e informatorëve për Njësinë e Menaxhimit të Informatorëve të Policisë së Shtetit.

Në këtë veprimtari trajnimi merrnin pjesë edhe përfaqësues të Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe zyrtarë të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

Aktiviteti u zhvillua në bashkëpunim me Policinë Kombëtare të Mbretërisë së Vendeve të Ulta dhe Programin Ndërkombëtar të Asistencës për Trajnime të Hetimeve Kriminale (ICITAP) të Departamentit të Drejtësisë së SHBA-ve.

Programi i trajnimit përfshinte tema të tilla sikurse përzgjedhja, menaxhimi dhe trajtimi i informatorëve, si dhe praktikat më të mira për operacione të suksesshme dhe hetime të përbashkëta ndërkombëtare.

Aktiviteti zhvillohet në kuadër të projektit të Prezencës së OSBE-së në Shqipëri “Mbështetje agjencive shqiptare të zbatimit të ligjit për të luftuar me efikasitet krimet e rënda dhe krimin e organizuar dhe për të përmirësuar bashkëpunimin rajonal Faza V”.

Ky projekt synon t’i mbështesë e ndihmojë agjencitë ligjzbatuese shqiptare për luftimin e krimit të të organizuar kombëtar e ndërkombëtar dhe krimeve të rënda në mënyrë sa më efikase e në përputhje me praktikat më të mira ndërkombëtare, si dhe për përmirësimin e bashkëpunimit me partnerët ndërkombëtarë e rajonalë.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”