Rama: Hapja e Kolegjit të Europës në Tiranë, gurthemeli në përafrimin me standardet europiane

Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një tjetër gurthemeli në rrugëtimin e përafrimit me standardet europiane.


Kryeministri Edi Rama e konsideroi sot hapjen e kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, një tjetër gurthemeli në rrugëtimin e përafrimit me standardet europiane.

Gjatë përurimit të kampusit të Kolegjit të Europës në Tiranë, Rama tha se “kjo e ngre në një tjetër nivel sfidën për ndërkombëtarizimin e universiteteve tona dhe hap sigurisht, një horizont të ri edukimi për të rinjtë tanë”.

Kryeministri shprehu fillimisht mirënjohjen për presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, e cila sipas tij “ka qenë një mike e palëkundur, e dashur dhe e vërtetë për Shqipërinë dhe për rajonin tonë”.

“Ursula dua të të garantoj se ky është një investim i mirë sepse për miqtë ne shkojmë përtej së mundurës, madje edhe mund të vrasim. Kështu që jeni politikania europiane më e sigurt që ekziston. Federica Mogherini filloi dhe u përpoq fort të bënte atë që Ursula përfundoi. Që do të thotë të ulte Shqipërinë në tryezë për të nisur bisedimet e anëtarësimit. Dhe nuk ishte shumë vite më parë kjo, por ishte një Europë tjetër”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se sot ne kremtojmë këtë moment të jashtëzakonshëm të takimit me studentët dhe profesorët e Kolegjit të Europës ballë për ballë, vetëm 2 vjet pasi kjo ide u hodh këtu në Tiranë, kur zhvilluam samitin midis BE-së dhe Ballkanit Perëndimor.

“Për standardet e BE-së dy vjet nga ideja deri te realizimi është një arritje mjaft e madhe. Gjithçka nisi nga një bisedë midis meje dhe Von der Leyen dhe është një shembull që mund të përdoret për të treguar se çfarë gjëje e jashtëzakonshme do të ishte nëse shqiptarët e gjermanët janë bashkë në BE për të përshpejtuar shumë gjëra së bashku”, tha Rama.

Rama u shpreh se janë 31 studentë nga 22 kombësi të ndryshme që kanë këtë bekim të jashtëzakonshëm për t’u mbledhur së bashku në një fole të Europës që ndodh të jetë e vendosur në pjesën më të shndritshme të Ballkanit Perëndimor.

“Është vërtetë diçka që duhet ta jetoni çdo minutë. Duhet të merrni gjithçka, jo vetëm të fitoni më shumë njohuri për BE-në, për të drejtën dhe ligjet e BE-së, apo për shërbimin e jashtëm të BE-së, por edhe të merrni njohuri për frymën, kulturën, traditën, historinë e këtij rajoni. Sepse herët më shumë se vonë do të jeni shumë të nevojshëm pasi njerëzit në Bruksel duan të dinë më shumë nga ajo që ka brenda vendit dhe kush më shumë se ju mund t’i thotë këto”, iu drejtua Rama studentëve të Kolegjit të Europës.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Kryebashkiaku Arbana pritet në Gjermani nga homologu i Arnsberg-ut, Peter Blume

Kryetari i bashkisë së Shijakut, Elton Arbana është pritur në një takim në Arnsberg të Gjermanisë, nga kryetari i bashkisë…