Rama: Integrimi sa më shpejt në BE, mision i përbashkët kombëtar

Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është vendi më pro Bashkimit Europian në Europë,


Kryeministri Edi Rama u shpreh sot se Shqipëria është vendi më pro Bashkimit Europian në Europë, ndërsa shtoi se “fanatikët e BE-së janë në Shqipëri”.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp me presidenten e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, Rama e falënderoi atë në emër të gjithë shqiptarëve për mbështetjen në procesin e integrimit europian.

“Ne si shqiptarë jemi të ndarë në pothuajse çdo gjë. Ne shqiptarët jemi në gjendje të bëjmë debat edhe për ngjyrën e murit atje, edhe për orën sa është sot, madje në momente të caktuara mund të bëjmë debat edhe për sa është data sot”, tha Rama.

Por sipas kryeministrit, “një gjë për të cilën shqiptarët nuk kanë asnjë debat është fakti që vendi i Shqipërisë është në BE dhe e ardhmja e fëmijëve tanë duhet të ndërtohet në BE”.

“Nëse ka një mision të përbashkët kombëtar të të gjithë shoqërisë, partive politike, forcave aktive në Shqipëri është që të kontribuojnë që kjo gjë të ndodhë sa më shpejt. Mirëserdhët në vendin më pro BE-së në Europë, edhe brenda edhe jashtë BE-së! Ky është vendi. Fanatikët e BE-së janë në Shqipëri dhe këtë nuk e them unë, e thotë Barometri Europian”, tha Rama.

Lexo më shumë nga

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…

Global 360

Papa Françesku reformatori i madh i Kishës Katolike

Papa Françesku, i popullarizuar në mesin e besimtarëve, por që u përball me kundërshtime të egra brenda Kishës Katolike, vdiq…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ekspozitë e mjeteve Retro në Fier

Qendra e Fierit u kthye sot në një ekspozitë të mjeteve Retro, ku 50 automjete retro zhvilluan një paradë në…