Tafa: Terrorizëm kibernetik ndaj një spitali javën e kaluar, rikthyem sistemin në kohë rekord

Kreu i Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike: Terrorizëm kibernetik quhen sulmet ndaj spitaleve, energjisë, sistemeve jetike për vendin dhe shëndetin e qytetarëve


Komisioni i Posaçëm “Për të koordinuar dhe mbikëqyrur të gjitha veprimet institucionale për të luftuar dezinformimin dhe format e tjera të ndërhyrjes së huaj në proceset demokratike të vendit” zhvilloi sot seancë dëgjimore me kreun e Autoritetit Kombëtar për Sigurinë Kibernetike, Ilir Tafa.

Në fjalën e tij, Tafa foli për disa raste sulmesh kibernetike në vendin tonë dhe disa raste dezinformimi.

“Publikimi i të dhënave të ID-ve nga Homeland Justice, u përcoll si sulm kibernetik, por në fakt të dhënat ishin të vjetra që i përkisnin 2013-ës, pra nuk kishte të dhëna të 2024-ës. Kujtojmë që cyber terrorizmi ekziston dhe ne e kemi menaxhuar një situatë të tillë në mënyrën më perfekte të mundshme, pa shfaqje publike. Më saktë, ka qenë një sulm në një nga spitalet tona, të martën e javës së kaluar. Ky quhet terrorizëm kibernetik sepse prek direkt pacientët, për të mos marrë shërbimet e rastit, duke u rrezikuar edhe jetën. Ne e kemi kthyer sistemin në punë në kohë rekord brenda tre ditëve, ndërsa kolegëve dhe partnerëve të huaj me të cilën jemi konsultuar, thanë se do u duhej gati një muaj që ta rregullonin një problematikë të tillë”, tha ai.

Sipas Tafës, e gjithë kjo situatë dhe ky ekspozim vjen edhe për shkak të automatizimit dhe dixhitalimit të sistemeve sepse ka ekspozim më të madh ndaj sulmeve kibernetike.

“Është rritur 400% kurba e ankimimeve, pasi është shtuar besimi te institucioni ynë. Ne jemi jo vetëm institucion rregullator, por dhe proaktiv, pra ne punojmë me gjithë operatorët për boshllëqet teknologjike të tyre. Goditja e Parlamentit, e kompanisë ONE, INSTAT dhe një institucioni shtetëror së fundmi, kanë treguar se ne kemi qenë aty për të rregulluar gjithçka brenda një kohe të shkurtër. Ne jemi të parët në botë në fushën e simulimeve kibernetike, ndërkohë që synojmë të përfshijmë në profilin tonë të punës shumë grupe vulnerabël, nga fëmijët, te gratë, personat me aftësi ndryshe, ata nga komunitetit LGBT etj. Duam që Shqipëria të jetë në 10 vendet e para në Europë për sigurinë kibernetike”, tha kreu i ASKS-së.

Ai shtoi se kur autoriteti që ai drejton përballet me një rast dezinformimi në medie apo platforma të tjera informuese, duket se nuk ka një mekanizëm frenues në këtë fenomen.

“Kur ne ndeshemi me dezinformim, e vetmja gjë që ne bëjmë është një deklaratë zyrtare dhe shfaqje në media për të minimizuar pasojat dhe informuar publikun. Nuk ka një mekanizëm për ta parandaluar këtë gjë. Portalet janë të pavarura, për sa kohë nuk ka një mekanizëm për t’i filtruar këto lloj informacionesh”.

Ndërkohë, Tafa u pyet nga drejtuesi i këtij komisioni, deputeti Erion Braçe se çfarë ishte ky sulm kibernetik ndaj një spitali në vend dhe nga erdhi.

“Terrorizëm kibernetik quhen sulmet ndaj spitaleve, energjisë, sistemeve jetike për vendin dhe shëndetin e qytetarëve. Jemi ndeshur me këtë situatë të martën e javës së kaluar. Një spital na njoftoi për shkatërrim në masë të të gjithë të dhënave. Shtatë veta nga autoriteti ynë dhe 12 në distancë u morën me këtë situatë, me qëllim që ta kthenim në shërbim të menjëhershëm. Ky lloj spitali nuk ishte një infrastrukturë kritike të kontrolluar nga autoriteti. E menaxhuam informacionin që të ishte sa më i kontrolluar, ndërkohë që ishte shkatërruar imazheria, skaneri, laboratori i analizës së gjakut dhe një sasi të dhënash të pacientëve. Të gjitha u rikthyen në punë në një kohë rekord. Por, unë mendoj se ne duhet të jemi të qëndrueshëm në teknologji dhe njerëz. Sulmi ishte i jashtëm nuk lidhet me Iranin, por me shumë mundësi ishte nga Koreja e Veriut”, informoi Tafa. (ATSH)

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Të parët në rajon për rritjen e prodhimit të brendshëm për frymë

Kryeministri Edi Rama duke folur sot gjatë bashkëbisedimit me shqiptarët në Londër, e vuri theksin te nevoja për votën e…