Thellimi i miqësisë Kinë-Rusi! Kazan, veprimtari shkëmbimesh kulturore për 75-vjetorin e marrëdhënieve diplomatike kino-ruse

Me rastin e pjesëmarrjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Samitin e 16-të të BRICS-it, që zhvillohet në Kazan të Rusisë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania Shtetërore Ruse e Radiotelevizionit (VGTRK) zhvilluan së bashku në Kazan të martën veprimtarinë e shkëmbimeve kulturore me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse.


Me rastin e pjesëmarrjes së kryetarit të shtetit të Kinës Xi Jinping në Samitin e 16-të të BRICS-it, që zhvillohet në Kazan të Rusisë, Grupi Mediatik i Kinës (CMG) dhe Kompania Shtetërore Ruse e Radiotelevizionit (VGTRK) zhvilluan së bashku në Kazan të martën veprimtarinë e shkëmbimeve kulturore me rastin e 75-vjetorit të vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse.

Pjesëmarrësit në këtë aktivitet dëshmuan çeljen e edicionit të posaçëm në Rusi të ekspozitës globale për vitin 2024 të CMG-së “Udhëtim nëpërmjet qytetërimeve – Takim me Liangzhu”.

Krahas kësaj, CMG-ja dhe shumë institucione ruse vendosën bashkëpunim dypalësh, si edhe arritën marrëveshje për transmetim të programeve në Rusi, si “Takim me Kinën”, “Historia ime në Kinë” etj. Zyra e Presidentit të Rusisë dërgoi një mesazh, ku shprehu urime për suksesin e plotë të aktivitetit dhe përshëndetje për pjesëmarrësit në të.

Zv.drejtori i departamentit të publicitetit të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtori i CMG-së, Shen Haixiong, vuri në dukje në fjalimin e tij të rastit se sivjet është 75-vjetori i krijimit të Kinës së Re dhe i vendosjes së marrëdhënieve diplomatike kino-ruse, duke shënuar edhe fillimin e “Vitit kulturor Kinë-Rusi”.

“Nën drejtimin e liderëve të dy vendeve, marrëdhëniet kino-ruse ndodhen në nivelin më të lartë në histori dhe kanë krijuar një shembull të mirë për marrëdhëniet mes fuqive të mëdha të tipit të ri. CMG-ja, si televizion kombëtar i Kinës, gjithmonë përpiqet për nxitjen e trashëgimit të miqësisë tradicionale dhe njohjes së ndërsjellë mes dy popujve. Vitet e fundit, CMG-ja dhe shumë media kryesore ruse kanë thelluar bashkëpunimin, kanë regjistruar e prodhuar bashkërisht filma dhe video, si ‘Rruga e lartë dhe e re’, ‘Jehona në Rrugën e Mëndafshit’ etj., duke bashkorganizuar edhe ekspozitën e programeve të CMG-së në Rusi. Me anë të videove dhe filmave, ne kemi ndërtuar urën e shkëmbimeve mes Kinës dhe Rusisë. Krahas kësaj, me platforma si aplikacioni ‘Lajmet kryesore mbi Kinën dhe Rusinë’, ne kemi përhapur zërin e barazisë dhe të drejtësisë në arenën e opinionit publik ndërkombëtar. CMG-ja, bashkë me qarqet e ndryshme të Rusisë, do të krijojnë më shumë elemente të spikatura për ‘Vitin kulturor Kinë-Rusi’, me të cilat miqësia kino-ruse do të lëshojë një dritë më të bukur,” u shpreh drejtori i CMG-së.

Burimi: CRI.CN

Lexo më shumë nga

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri

Global 360

Marrëveshja trepalëshe me Shqipërinë dhe Emiratet, Meloni: Projekt ambicioz, ndërlidhje e re energjetike

Meloni theksoi se është e gëzuar që të nënshkruajë kuadrin e partneritetit strategjik me Kryeministrin Rama për të nisur një…

Diplovista

Hetimet e SPAK-ut, Rama: I qetë e i vendosur që të vijojë beteja ndaj pandëshkueshmërisë

Në një intervistë për Zërin e Amerikës, kryeministri bën një bilanc të zhvillimeve kryesore të vendit, që nga përparimi në…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Ermir Shahini era e mirë e shkencës ekonomike

Studiues i mirfilltë i shkencave ekonomike. Vlerësuar nga SCOPUS i dyti në UAMD dhe i 65 në Shqipëri