Vjero: Synojmë përfshirjen e mbi 40 mijë të punësuarve të rinj në skemën e sigurimeve

Zëvendësministrja e Financave: Informaliteti është një fenomen që prek edhe jetën e përditshme të qytetarëve


Zëvendësministrja e Financave, Vasilika Vjero tha se, “informaliteti lidhet me mosdeklarimin e pagave reale dhe është një fenomen që prek jo vetëm stabilitetin ekonomik por edhe jetën e përditshme të qytetarëve”.

E pranishme në takimin që u zhvillua sot në Tiranë, mbi informalitetin ajo theksoi se, “mosdeklarimi i pagës ndikon drejtpërdrejtë në uljen e të ardhurave në buxhet, dobësimin e sigurimeve buxhetore, apo dhe konkurrencën e parregullt në tregun e punës”.

Vjero bëri të ditur se, përballë kësaj sfide, qeveria ka hartuar dhe po diskuton me biznesin Strategjinë 2024 -2027, për formalizimin e ekonomisë. Kjo strategji është një plan masash që ka për qëllim goditjen e informalitetit dhe deklarimin e pagave. Ajo targeton edhe sektorët ku informaliteti është më i prekshëm.

“Objektiv i Strategjisë është që në periudhë afatmesme të përfshijmë mbi 40 mijë të punësuar të rinj në sistemin e sigurimet shoqërore dhe të rrisim deklarimin për 100 mijë të punësuar aktual”, tha ajo.

Sipas saj, janë një sërë masash për ndërgjegjësimin nëpërmjet fushatave të ndryshme për rëndësinë e deklarimit, fuqizimin e kontrolleve dhe zvogëlimin e parasë cash në ekonomi.

“Lufta ndaj informalitetit nuk është një çështje fiskale por përpjekje për të ndërtuar një ekonomi të qëndrueshme efikase në bashkëpunim me biznesin”, deklaroi Vjero. (ATSH)

Lexo më shumë nga

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese