Malaj në Uashington, vlerësohen reformat në kuadër të integrimit në BE

Ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë në Takimet Vjetore të Vjeshtës në Uashington, SHBA.


Ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë në Takimet Vjetore të Vjeshtës në Uashington, SHBA.

Malaj zhvilloi një takim me drejtorin ekzekutiv të Bankës Botërore, Matteo Bugamelli, me të cilin diskutoi mbi zhvillimet më të fundit të ekonomisë shqiptare.

“Së bashku me Guvernatorin e Bankës së Shqipërisë Gent Sejko prezantuam zhvillimet më të fundit të ekonomisë shqiptare, rritjen pozitive të saj dhe kontributin e ndjeshëm që po jep turizmi, si një nga sektorët tanë prioritarë”, tha ministri Malaj.

Ministri vuri në dukej se, gjatë takimit u vlerësuan balancat fiskale që vijojnë të jenë të qëndrueshme, ndërsa po punohet për konsolidimin e tyre.

Nga ana tjetër Bugamelli vlerësoi reformat që po ndërmerr Shqipëria në kuadër të procesit të integrimit me çeljen e grup-kapitujve “Themeloret”, si dhe përmirësimin e vlerësimit të agjencisë ndërkombëtare Moody’s.

Malaj vlerësoi bashkëpunimin me institucionet ndërkombëtare, teksa u shpreh se për qeverinë shqiptare Banka Botërore mbetet një partner i rëndësishëm dhe mbështetëse e fortë për zhvillimin e ekonomisë, në të gjitha fushat prioritare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Investime të reja, firmoset memorandumi i bashkëpunimit me Shoqatën Turke të Industrialistëve

Turqia ishte investitori kryesor i huaj në Shqipëri për vitin 2024.