Vizita e Von der Leyen në Tiranë, Gonzato: Perspektiva e anëtarësimit, reale dhe e afërt

Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh sot se vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë shënjoi një fazë të re në marrëdhëniet Bashkimi Europian-Shqipëri.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Shqipëri, Silvio Gonzato u shpreh sot se vizita e Presidentes së Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në Tiranë shënjoi një fazë të re në marrëdhëniet Bashkimi Europian-Shqipëri.

“Vizitë shumë e mirë në Shqipëri nga Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen. Shënjoi një fazë të re në marrëdhëniet BE-Shqipëri. Pas hapjes së negociatave për grup-kapitullin e themelorëve javën e kaluar, perspektiva e anëtarësimit është reale dhe është afër”, u shpreh Gonzato.

Ambasadori i BE-së u shpreh se “ky është një mesazh i madh shprese edhe për të rinjtë shqiptarë që duan që vendi i tyre të jetë pjesë e BE-së”.

“Është e njëjta rini që ndau me ne dje mendime të tilla frymëzuese, në hapjen e vitit akademik të Kolegjit të Evropës në Tiranë. Faleminderit Federica Mogherini për organizimin e një aktiviteti kaq të rëndësishëm për Tiranën, Shqipërinë dhe gjithë rajonin”, tha ambasadori Gonzato.

Gonzato shprehu bindjen se muajt në vazhdim do të jenë emocionues dhe sfidues në të njëjtën kohë për Shqipërinë.

“Nuk ka kohë për të humbur, nevojiten reforma të rëndësishme për të ecur drejt anëtarësimit. BE dhe Delegacioni në Shqipëri, janë këtu për të mbështetur vendin në këto përpjekje. Me miratimin e djeshëm të Agjendës së Reformave, vendi do të marrë më shumë se 920 milionë euro në kuadër të Planit të Rritjes. Kjo do të ndihmojë në modernizimin e infrastrukturës, përmirësimin e shërbimeve publike, stimulimin e rritjes, duke sjellë kështu cilësinë e jetës së qytetarëve shqiptarë më pranë standardeve të BE-së”, u shpreh Gonzato.

(ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”