Ballanca: Të angazhuar për mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile

Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën “Zvogëlimi i hapësirës së shoqërisë civile në Shqipëri”.


Avokatja e Popullit, Erinda Ballanca mori pjesë në tryezën e diskutimit të organizuar nga Komiteti Shqiptar i Helsinkit mbi temën “Zvogëlimi i hapësirës së shoqërisë civile në Shqipëri”.

Ky aktivitet kishte për qëllim adresimin e sfidave me të cilat përballet sektori i shoqërisë civile, duke përfshirë ngushtimin e hapësirës dhe mjedisin e vështirë për veprimtarinë e tyre në vend.

Në fjalën e saj, Avokatja e Popullit nënvizoi rëndësinë e krijimit të një mjedisi të favorshëm për shoqërinë civile dhe nevojën për ndërhyrje konkrete për të përmirësuar situatën. Ajo theksoi se, pavarësisht progresit, ka ende sfida të mëdha për qëndrueshmërinë dhe efektivitetin e shoqërisë civile në Shqipëri.

Për të adresuar këto sfida në mënyrë të thellë dhe institucionale, Ballanca propozoi organizimin e një takimi specifik pranë Avokatit të Popullit, ku do të diskutohen më gjerësisht çështjet e ngritura gjatë tryezës. Qëllimi i këtij takimi është që sfidat dhe rekomandimet e identifikuara të përfshihen në raportin vjetor të Avokatit të Popullit, i cili më pas i dorëzohet Parlamentit të Shqipërisë. Kjo përpjekje synon të garantojë një mbikëqyrje më efektive dhe zgjidhje afatgjata për mbrojtjen e rolit të shoqërisë civile në vend.

Diskutimi u organizua në kuadër të projektit “C1-EU-NPA”, Platforma e Shoqërisë Civile për negociatat e Grupit të Parë të Kapitujve me Bashkimin Evropian”, mbështetur nga Ambasada e Mbretërisë së Vendeve të Ulta në Tiranë. Në aktivitet morën pjesë përfaqësues të institucioneve publike, ekspertë të fushës, nga shoqëria civile dhe përfaqësues të ambasadave.

Institucioni i Avokatit të Popullit mbetet i angazhuar për të vazhduar mbrojtjen dhe promovimin e të drejtave të shoqërisë civile, duke kontribuar në fuqizimin e transparencës dhe llogaridhënies së institucioneve publike.

(ATSH)

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…