Balluku dhe Koçiu takim me të moshuarit në Lushnjë: Zgjerim i shërbimeve socio-shëndetësore, pensione më dinjitoze

Plani i qeverisë për përmirësimin e skemës së pensioneve, synon të garantojë pensione më të larta dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë të moshuarit


Zëvendëskryeministrja Belinda Balluku dhe ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu, zhvilluan sot një bashkëbisedim me pensionistë në Lushnjë.

Gjatë këtij takimi në qendrën ditore për të moshuarit, u prezantua plani i ri i qeverisë për përmirësimin e skemës së pensioneve.

Zëvendëskryeministrja Balluku dhe ministrja Koçiu theksuan se ky plan përbën një hap të rëndësishëm për përmirësimin e jetës së të moshuarve, duke garantuar një mbështetje të vazhdueshme dhe të qëndrueshme për të gjithë pensionistët e vendit.

Gjithashtu, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale vuri në dukje se politikat për shërbimet sociale kushtuar moshës së tretë kanë bërë të mundur zgjerimin e shërbimeve duke ofruar kujdes afatgjatë në institucione e përkujdesit shoqëror, në qendrat komunitare sociale si dhe shërbime socio-shëndetësore në shtëpi të ofruara përmes Fondit Social.

Plani i qeverisë për përmirësimin e skemës së pensioneve, synon të garantojë pensione më të larta dhe të ofrojë mbështetje për të gjithë të moshuarit, duke siguruar një jetë më dinjitoze për këtë kategori të rëndësishme të shoqërisë.

Pjesë e vizionit ambicioz “Shqipëria 2030”, ky plan adreson nevojat e të moshuarve, duke përfshirë rritjen e pensioneve dhe përmirësimin e kushteve të jetesës për pensionistët, me qëllim krijimin e një mbështetjeje afatgjatë për ta.

(ATSH)

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…