Helidon Haliti i “bën gjyqin e ëmbël” Eni Çobanit!

“Zonja Eni”: E adhuroj drejtësinë. 13 vjet me “Shihemi në gjyq”. Ja pse Ardit Gjebrea është i veçantë për mua!


Nga Dash Frashëri

Avokate e mirënjohur. E bukur dhe inteligjente. Një Prof. Dr. në Jurisprudencë!

Juristja Eni Çobani rrëfehet me një sinqeritet gati fëminor në emisionin “Mes dy botëve”, të drejtuar nga piktori i njohur, Helidon Haliti, të zhvilluar në Galerinë “2 Botë“, në Belsh.

Bashkëbisedimi nis me një “provokim të ëmbël” nga piktori, që e shijon i mahnitur pamjen e saj.

Haliti: “Zonja Eni” ka mbetur si shprehje emblematike. Por, unë kam një pyetje. A pikturohet bukuria?

Çobani: Mua më duket se të gjitha gjërat e bukura i ke pikturuar tashmë. Nuk besoj se do të kesh problem me këtë. Unë e marr si kompliment dhe të falenderoj!

“Keni një fytyrë mitike. Do të futesha më thellë se ai klasiçizmi helen. Ne piktorët e kemi shumë të vështirë të pikturojmë bukurinë”, e komplimenton mjeshtri Haliti, duke e vështruar dhe admiruar çdo ind të saj.

“Kur ju kam juve përballë, me këtë pozivitet jam akoma dhe më mirë”, thotë me një buzëqeshje hyjnore “Zonja Eni”

Piktori dhe juristja kanë një njohje të hershme.

Dhe Helidoni e kujton kështu.

“Sa herë jemi takuar, keni një lloj ndriçimi dhe një lloj poziviteti që unë e kam pasur shumë të nevojshme, pasi unë ashtu dukem si i shkathët, por jam shumë i ndrojtur”, thotë i sugjestionuar Haliti, duke provokuar një të qeshur të lehtë të Enit.

“Në fakt, hera-herës e kujtoj ku jemi takuar për herë të parë dhe patjetër që jemi takuar në eventet që zakonisht zhvillohen në Shqipëri, por nul është takimi i rëndësishëm dhe vendi, është kur takohen dy njerëz të cilët, duket se janë njohur tërë jetën bashkë, e kanë kaluar bashkë dhe vijnë në një moment të caktuar dhe e flasin jetën e tyre së bashku”, tregon avokatja ndërmjetëse.

Por, a e ndjek Çobani realitetin e sotëm shqiptar?

“Jam brenda realitetit më shumë se kushdo tjetër. Kam një problemtatikë shumë thelbësore që trajtoj. Populli thotë: ‘prona është e lidhur me shpirtin’. Unë jam me atë pjesë shumë të rëndësishme njerëzore që është pasuria. Që është prona. Dhe mundohem atje (në emision) t’ju jap qetësinë dhe ndihmën, t’ju shërbej me shumë devotshmëri. Por, unë them se po kalojmë një tranzicion shumë të vështirë të sistemit juridik dhe një pjese të ligjit në tërësi. Dikush vritet për pronën, dikush vritet për gardhin dhe dikush vritet për vijn e ujit, dhe kjo mua më dhëmb. Ligji 7501 është antiligj”,  thotë themeluesja dhe drejtuesja e emisionit “Shihemi në gjyq”, që ka qindra ballafaqimësh palësh ne konflikt për arsye të ndryshme, shifra të jashtëzakonshme të audiencës televizive dhe një lexueshmeri të panumërt të lajmeve të publikuara në portale të ndryshme, që i referohen emisionit të saj.

“Nuk e duam më njeri-tjetrin Helidon, dhe për mua kjo është një fatkeqësi. Dhe në momentin që ata përballen dhe më flasin për motrën, për vëllain, për nënën, babain dhe fisin me urrejtje, pra, unë lexoj urrejtje në sytë e tyre, them atëherë si është e mundur, që ky njeriu ka ardhur përballë meje për të kërkuar zgjidhje, kur ky nuk do gjakun e tij”, tregon avokatja ndërmjetëse, e cila ka një eksperiencë 28-vjeçare në sistemin e drejtësisë.

“Avokati është artist. Avokati është orator. Është elokuent. Është i aftë. Është profesionist. Unë kur jam në një sallë gjyqi, nuk mendoj thjesht dhe vetëm të mbroj klientin, i cili patjetër ka besuar te përfaqësimi im ligjor, por unë kam një përgjegjësi, duke filluar që nga etika. Dinjiteti në etikë sjell si rrjellojë, dinjitetin në profesion.

Unë drejtësinë  e adhuroj. Unë e dua. Unë e kam pasion dhe unë para jush po flas me të njëjtin pasion, që ju po më pikturoni, pikërisht nga fakti sepse duhet një ngjisje e disa elementeve”, thotë “Zonja Eni”, e cila shton se Shqipëria e 2024 nuk është Shqipëria e 1990.

“Zonja Eni” drejton prej 13 vitesh rubrikën “Shihemi në gjyq”, në TV Klan, si pjesë e “E Diela Shqiptare”, i cili ka një audiencë të jashtëzakonshme, në Shqipëri dhe jashtë vendit.

Moderatori i emisionit “E Diela Shqiptare”, Ardit Gjebrea, nuk mund të mos ishte pjesë e bashkëbisedimit mes “Mjeshtrit Haliti” dhe “Zonjës Eni”.

“Kam 13 vjet që punoj në krah të Arditit dhe më duken vetëm 13 ditë. Arsyeja është, e para që ai është njeri shumë i hapur, shumë transparent, shumë bashkëpunues dhe nuk kam ditur kurrë që ai njeri të më prekë, të më thotë një fjalë të rëndë, të më thotë një fjalë që mund të më preki, në kuptimin sentimental të punës, që unë të ndihem jo mirë. Është shumë i kujdesshëm. Dhe unë për këtë i jam shumë mirënjohëse”, thotë “Zonja Eni”, që tregon se modeli i emisionit të saj është marrë nga Italia, në vitin 2012, duke qenë një emision ndërmjetësimi.

“Kam bashkëpunuar me shumë burra në jetën time, sigurisht për marrëdhënie pune, dhe jua them ndershmërisht që është i vetmi burrë, që më tha ‘ulu në këtë karrige’ dhe më tha, që ‘nëqoftë se ti je ajo që ne, për të cilën të kemi marrë, je e zonja e profesionit tënd dhe do të arrish dot ta mbash këtë karrige, kjo karrige do të takojë ty’. Dhe kjo ka vazhduar 13 vjet. Ky bashkëpunim kaq i mirë, i ndërsjellë, i hapur dhe transparent ka bërë që kjo rubrikë sot, jo vetëm të ketë një rritje në shikueshmëri, por të ketë një rritje në besueshmëri. Besimi është suksesi i kësaj rubrike. Njerëzit shpesh më pyesin, ‘Eni si është e mundur që vazhdon mediatikisht prej 13 vjetësh këtë emision. Zakonisht emisionet nuk janë kaq të gjata, njerëzit mërziten, ndërrojnë stacionin. Si është e mundur? Pikërisht, te besimi!”, thotë Prof. Dr. Eni Çobani.

Por a ka dëshirë Eni të përfshihet në politikë?

“Jo. Unë dua profesionin tim”.

Eni Çobani ka themeluar Zyrën Avokatie & Ndërmjetësimi “Eni H. Çobani”.

Eni Çobani (Shehu) është nderuar me certifikata mirënjohje nga shumë shoqata, si “Personalitet i shquar i Labërisë”.

***

Një emision i bukur si vetë avokatja!


________________________
Tiranë, më 25 tetor 2024

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…