Vizitorë në çdo stinë, mbi 1.1 milionë turistë të huaj në shtator

Gjatë 9-mujorit, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me rreth 57%.


Bukuritë e Shqipërisë, që nga majat e Alpeve të thepisura, brigjet magjepsëse të rivierës shqiptare dhe të Adriatikut, sitet e trashëgimisë UNESCO, monumentet e trashëgimisë kulturore dhe ata natyrorë, parqet kombëtare, fshatrat e bukur turistikë nga veriu në jug, kulinaria dhe prodhimet tradicionale tërhoqën 9.7 milionë të huaj gjatë 9 muajve të këtij viti.

Instituti i Statistikave, INSTAT publikoi sot raportin e lëvizjes së shtetasve sipas të cilit numri i të huajve që kanë vizituar vendin tonë përgjatë periudhës janar-shtator arriti 9 680 030 shtetas, ose 16.7% më shumë se në të njëjtën periudhë të një viti më parë kur vendi ynë u vizitua nga 8 294 600 shtetas.

Qëllimi i hyrjes në territorin shqiptar i shtetasve të huaj, në mbi 90% të rasteve është për qëllime personale, ku dominojnë hyrjet për pushime, vizitë tek të afërm, etj.

Mbi 9.2 milionë shtetas të huaj që vizituan vendin tonë ishin nga Europa, rreth 260 mijë ishin shtetas amerikanë dhe mbi 77 mijë ishin nga Azia Lindore dhe Paqësori.

Ndërkohë, shifrat tregojnë trendin drejt një turizmi gjithëvjetor. Vetëm në shtator, numri i shtetasve të huaj që kanë hyrë në territorin shqiptar është 1 146 090. Ky numër është rritur me 3.8%, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023.

Gjatë 9-mujorit, rritje të ndjeshme kanë pasur edhe hyrjet e shtetasve të huaj për qëllime biznesi dhe profesionale, me rreth 57%.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Balla vizitë në birrarinë më të vjetër në Frankfurt. Drejtohet nga njē sipërmarrës shqiptar

Drejtuesi Politik i Partisë Socialiste për Diasporën, Taulant Balla, u takua në Frankfurt me sipërmarrësin shqiptar Fatmir Dulaj, i cili…