Hasani: Forcim i lidhjes së shërbimit të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me një grup bashkëkombësish që punojnë në OKB.


Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani zhvilloi një takim me një grup bashkëkombësish që punojnë në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, në Nju Jork.

Në një postim në rrjetet sociale, Hasani theksoi se gjatë takimit ndau me ta hapat që do të ndërmarrin për të forcuar lidhjet e shërbimit të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare.

“I falënderova për përkushtimin dhe punën e palodhur në avancimin e axhendës globale, duke u bërë përfaqësues të denjë të Shqipërisë në një komunitet ndërkombëtar të respektuar, por edhe konkurrues si OKB-ja”, tha Hasani.

Ministri Hasani theksoi gjithashtu se “ndava hapat konkretë që po ndërmarrim për të forcuar lidhjet e shërbimit tonë të jashtëm me shqiptarët që punojnë në organizata ndërkombëtare, jo vetëm për t’i mbështetur në zhvillimin e karrierës pranë këtyre Organizatave, por edhe për të lehtësuar mundësitë e angazhimit të tyre në Shqipëri, ku eksperienca e tyre e vyer është kyçe për përsosjen e diplomacisë tonë”.

(ATSH)

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…