Malaj – Bassani: Banka Botërore mbështetje me projekte në sektorët prioritarë në Shqipëri

Gjatë qëndrimit në SHBA, ministri Malaj u takua edhe me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber.


Ministri i Financave, Petrit Malaj zhvilloi në Uashington një takim me zëvendëspresidenten për Rajonin e Evropës dhe Azisë Qendrore, pranë Bankës Botërore, Antonella Bassani.

Gjatë takimit Malaj dhe Bassani diskutuan lidhur me mbështetjen e ofruar në sektorët prioritarë, përmes projekteve të ndryshme, si dhe për asistencën teknike.

“Banka Botërore vlerësoi ecurinë pozitive të ekonomisë, të reflektuar edhe në raportin e fundit mbi vendet e rajonit, ndërsa shprehën angazhimin për një koordinim të ngushtë në lidhje me projektet, që do të zbatohen në kuadër të Planit të Rritjes me BE-në”, tha Malaj në një postim në rrjetet sociale.

Në qendër të vëmendjes ishin gjithashtu edhe projektet e bashkëpunimit që lidhen kryesisht me digjitalizimin e sistemeve (AFMIS).

Ministri i Financave Petrit Malaj mori pjesë dy ditë më parë në ministerialin e organizuar nga Banka Botërore për rritjen e efektivitetit të projekteve të zhvillimit, që u zhvillua në kuadër të mbledhjeve vjetore të Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe të grupit të Bankës Botërore (BB), në Uashington, SHBA.

Gjatë qëndrimit në SHBA Malaj u takua edhe me shefen e misionit të FMN-së në Shqipëri, Anke Weber dhe ekipin e saj, me të cilën diskutoi rreth zhvillimeve kryesore të ekonomisë dhe prespektivën e së ardhmes.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Anëtarësimi në BE, qëllim i madh strategjik i mandatit të katërt

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama ishte sot në Lezhë me të rinjtë, ku prezantoi kandidatët për deputetë…