Rama: Drejtësia po godet korrupsionin pa dallim siglash

Kryeministri: Në këtë fazë të historisë, vendi ka vetëm një forcë shtetbërëse dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë


Nga Nju Jorku ku po zhvillon një takim me komunitetin shqiptar në kuadër të turit të diasporës, Kryeministri Edi Rama u ndal te realizimi i Reformës në Drejtësi.

Kreu i qeverisë, njëkohësisht kryetar i Partisë Socialiste, tha se drejtësia po godet edhe në radhët më të larta të Partisë Socialiste.

“Kjo parti në pushtet, në Shqipëri do të goditej edhe vet nga një drejtësia e pavarur, siç po goditet vet PS, nëse nuk do ta kishim këtë vullnet, do të thotë të merresh me gishtin dhe gishti tregon hënën. Ka vetëm një të vërtetë në lidhje me aftësitë shtetbërëse të politikës shqiptare. Kjo e vërtetë është se ka vetëm një forcë shtetbërëse, PS, pa të cilën dhe udhëheqjen saj Shqipëria nuk do ta bënte reformën në drejtësi dhe as nuk do ta godiste korrupsionin pa dallim siglash politike”- u shpreh Rama.

Rama tha se në këtë fazë të historisë, vendi ka vetëm një forcë shtetbërëse dhe ajo është Partia Socialiste e Shqipërisë.

“Shqipëria e kësaj fazë të historisë së saj ka vetëm një forcë shtetbërëse Partinë Socialiste të Shqipërisë, pa të cilën në udhëheqjen e saj Shqipëria nuk do ta bënte dot Reformën në Drejtësi, dhe as nuk do ta godiste dot kurrë korrupsionin pa dallim siglash politike, dhe as nuk do të ulej në çdo tryezë dhe forum të lartë ndërkombëtar si e barabartë mes të barabartëve dhe as nuk do të bëhej dot një histori ndërkombëtare suksesi në Mesdheun turistik me rritjen më të lartë të turistëve në Europë, dhe me aeroportin e vet ndërkombëtar që është aeroporti me rritjen më të lartë të pasagjerëve në Evropë dhe as nuk do të mirëpriste në Tiranë të parin samit të BE-së dhe Ballkanit Perëndimor jashtë kufijve të BE-së”- u shpreh Rama.

(ATSH)

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”