Rama me shqiptarët në Nju Jork: Shqipëria në BE brenda 2030-ës

Kryeministri e konsideroi anëtarësimin e Shqipërisë në BE thelbin e misionit të tij në krye të qeverisë shqiptare.


Kryeministri Edi Rama, njëherësh kryetar i partisë Socialiste e konsideroi sot anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian thelbin e misionit të tij në krye të qeverisë shqiptare.

Në një takim në Nju-Jork me komunitetin shqiptar në Amerikë, Rama kërkoi votën e tyre në zgjedhjet e ardhshme dhe për ta ngritur bashkë me ta flamurin e Skënderbeut dhe Ismail Qemalit në oborrin e BE-së në Bruksel.

“Për ta ngritur flamurin shqiptar krah për krah të gjithë flamujve të tjerë të familjes së madhe europiane së cilës i kemi përkitur gjithmonë historikisht, por historia gjithmonë na ka penguar t’i bashkohemi. Sot është dita për ta bërë së bashku historinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se ky është premtimi i premtimeve, ky është thelbi i misionit të tij në krye të qeverisë shqiptare.

“Ky është kryeangazhimi i Partisë Socialiste që në krye të herës dhe zotimi ynë i pandryshueshëm i të treja mandateve dhe vetë kuptimi i mandatit tonë të 4-t për Shqipërinë”, tha Rama.

Kryeministri theksoi se rruga e Shqipërisë gjatë periudhës që ai ka pasur privilegjin të udhëheqë këtë përpjekje të përbashkët drejt bashkimit me Europën, i ngjan shumë rrugës së çdo emigranti shqiptar në përjekjen e tij për t’u pranuar dhe integruar me sukses në Europë dhe në Amerikë.

“Kur unë mora detyrën 11 vjet më parë, Shqipëria shihej me dyshime dhe plot paragjykime nga bota ashtu siç shiheshin shqiptarët kur kanë shkelur për herë të parë jashtë Shqipërisë”, tha Rama.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…

Global 360

581-vjetori i Besëlidhjes së Lezhës, Osmani: Bashkimi është forca jonë më e madhe

Si sot, më 2 mars 1444 u mbajt Kuvendi i Lezhës, i organizuar nga Gjergj Kastrioti.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama në ITB Berlin: Mikpresim këtë vit Komunitetin Politik Evropian dhe Xhiron e Italisë

Kryeministri Edi Rama deklaroi sot se, Shqipëria këtë vit do të presë Komunitetin Politik Evropian, Xhiron e Italisë dhe shumë…