Gonxhja me ambasadorin e Katarit: Nxitje investimeve në teknologji dhe infrastrukturë

Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, pret ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Bin Ali Al-Dosari.


Ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja priti sot në një takim ambasadorin e Katarit në Shqipëri, Jabor Bin Ali Al-Dosari.

Në një postim në rrjetet sociale, ministrja Gonxhja ndau edhe detaje nga takimi i zhvilluar në Tiranë.

Në postim theksohet se ministri Gonxhja dhe ambasadori Jabor Bin Ali Al-Dosari, diskutuan mbi potencialet e mëdha për bashkëpunim mes dy vendeve tona.

“Në fokus të bisedës sonë ishin mundësitë për të thelluar partneritetin ekonomik, duke përfshirë investimet strategjike në sektorët e inovacionit, teknologjisë dhe infrastrukturës”, tha Gonxhja.

Gjithashtu, nënvizoi ministri, biseduam mbi rëndësinë e shkëmbimeve kulturore dhe promovimin e trashëgimisë së përbashkët.

Gonxhja shprehu bindjen se, ky dialog do të shërbejë si një hap i rëndësishëm drejt forcimit të lidhjeve mes dy vendeve, duke krijuar mundësi të reja bashkëpunimi mes Shqipërisë dhe Katarit. (ATSH)

🇶🇦🤝🇦🇱 Me ambasadorin e Qatarit në Shqipëri, z.Jabor Bin Ali Al-Dosari, ku diskutuam mbi potencialet e mëdha për…

Posted by Blendi Gonxhja on Monday, October 28, 2024

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…

Global 360

“Erdha i fundit babë!”, Hashim Thaçi lë mesazhin e ndjerë në varrin e babait të tij

Ish-presidentit të Kosovës nuk iu lejua pjesëmarrja në varrimin e babait

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Rama: Vota më 11 maj, e lidhur drejtpërdrejt me Bashkimin Evropian

Kryeministri, njëherësh kryetar i Partisë Socialiste, Edi Rama dhe drejtuesja politike e PS për Qarkun e Tiranës, Ogerta Manastirliu, zhvilluan…