Ministria e Haxhit dhe Umres në Mbretërinë e Arabsë Saudite dhe Komuniteti Mysliman i Shqipërisë intesifikojnë marrëdhëniet

Takim pune në kuadër të rritjes së numrit të vizitorëve të Arabisë Saudite në Shqipëri dhe anasjelltas


Ministri i Haxhit dhe i Umres në Mbretërinë e Arabsë Saudite, Shkëlqesia e Tij, Taufik bin Fauzan al-Rabiah, ka vizituar ditën e sotme Komunitetin Mysliman të Shqipërisë, ku u prit nga kryetari H. Bujar Spahiu, dhe përfaqësues të tjerë të lartë të institucionit.

Ky takim vjen në kaudër të vizitës së tij zyrtare në vendin tonë me ftesë të Kryetarit Spahiu.
Gjatë takimit në KMSH, u diskutua mbi intensifikimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes Ministrisë dhe KMSH-së.

Ndiq "TiranaDiplomat.com" në Facebook

Në fjalën e tij, kryetari Spahiu, pasi i uroi mirëseardhjen Ministrit, e falenderoi atë për angazhimin dhe punën e palodhur në shërbim të haxhinjve, ku me anë të organizimit të tyre lehtësojnë dhe ofrojnë kushte bashkëkohore për të gjithë besimtarët që vizitojnë vendet e shenjta.

Ndërsa Ministri, në fjalën e tij shprehu konsideratë të lartë për Komunitetitn Mysliman të Shqipërisë në organizimin e Haxhit, duke shtuar se ai dhe stafi i tij do të angazhohen vazhdimisht në rritjen e cilësisë së shërbimeve për të ftuarit e Zotit.

Në vijim të axhendës së vizitës së Ministrit të Haxhit dhe të Umres në Mbretërinë e Arabisë Saudite, Shkëlqesia e Tij, Taufik bin Fauzan al-Rabiah, grupet e punës nga të dy institucionet me në krye Kryetarin e Komunitetit Mysliman i Shqipërisë, Bujar Spahiu dhe Ministrin al-Rabiah zhvilluan një takim pune më të detajuar mbi angazhimin dhe intensifikimin e marrëdhënieve dypalëshe.

Gjatë këtij takimi pune u diskutua për përpjekjet e përbashkëta në kuadër të rritjes së numrit të vizitorëve të Arabisë Saudite në Shqipëri dhe anasjelltas.

Po ashtu u diskutua edhe mbi pika të tjera të zhvillimit të mëtejshëm të bashkëpunimit në fusha të ndryshme mes dy vendeve mike, Shqipërisë dhe Arabisë Saudite.

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hoxha merr pjesë në Samitin për sigurinë Kufitare, mbahet në Angli

Në dy ditët e ardhshme, në Londër mbahet Samiti për Sigurinë Kufitare: Krimi i Organizuar i Emigracionit, ku marrin pjesë…