Vengu në Shkodër: Bashkitë, mundësi për të përfituar fonde për projekte të emergjencave civile

Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte në Shkodër ku është takuar me drejtues vendorë të të gjithë qarkut në kuadër të turit informues me bashkitë e vendit, pas çeljes së aplikimeve për paraqitjen e projekteve nga njësitë vendore në kuadër të Mbrojtjes Civile.


Ministri i Mbrojtjes Pirro Vengu ishte në Shkodër ku është takuar me drejtues vendorë të të gjithë qarkut në kuadër të turit informues me bashkitë e vendit, pas çeljes së aplikimeve për paraqitjen e projekteve nga njësitë vendore në kuadër të Mbrojtjes Civile.

Në takimin, ku morën pjesë drejtues të 5 bashkive të Qarkut dhe prefektja Majlinda Angoni, ministri Vengu vlerësoi këtë mundësi që i ofrohet bashkive për të përfituar për fonde në mënyrë direkte për emergjencat civile.

“Synimi është që secila bashki të ketë një produkt nga kjo thirrje. Pra asnjëra të mos mbetet e patrajtuar, qoftë në këndvështrimin e një projekti infrastrukturor, qoftë të një dige, qoftë të mjeteve, duke ditur që është një përpjekje financimi e konsiderueshme. Nuk ka qenë kurrë tavani buxhetor kaq i lartë për emergjencat civile sa ç’e parashikojmë në 2025. Konsiderojeni paketën e Emergjencave Civile si mundësi për të trajtuar gjëra që nuk i trajtoni dot me instrumente të tjerë”, u shpreh Vengu në takim.

Drejtori i Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, Haki Çako ka treguar edhe disa prej risive të kësaj thirrje.

“Një nga risitë e këtyre thirrjeve është pikërisht përcjellja e projekteve për investime infrastrukturore në kuadër të Mbrojtjes Civile edhe për ura “baily”. Është një procedurë që do të vijojë të jetë pjesë e thirrjes dhe Ministria e Mbrojtjes do të marrë në konsideratë projektet që ju do të aplikoni edhe për efektin e emergjencave drejtpërsëdrejti”, u shpreh ai.

Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci, në fjalën e tij u ndal tek nevoja e ndërhyrjeve që duhet të bëjnë vetë bashkitë siç është rasti i pastrimit të kanaleve kulluese apo edhe ndërhyrja që ka nisur një ditë më parë bashkia Shkodër në lirimin e hapësirave të zëna nga kolektorët që kanë një impact të drejtëpërdrejtë tek banorët.

“Sigurisht gjatë gjithë kohës kemi punuar shumë me hapjen e kanaleve kulluese, me hapjen dhe sistemimin e disa digave të vogla, të bëra nga bashkia, brenda mundësive tona. Kemi filluar me hapjen e kolektorëve, të cilët e kanë kthyer shpeshherë edhe një shi normal ose të rrëmbyeshëm, në një ngjarje të rëndë për qytetin”, tha Beci.

Katër fushat, në të cilat Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile u kërkon bashkive në të gjithë vendin që të paraqesin projektet e tyre janë: Investimet në infrastrukturë, blerja e automjeteve për përdorim të veçantë, makineri teknologjike dhe mjete rrugore të veçanta, të përcaktuara si të tilla sipas parashikimeve të Kodit Rrugor të Republikës së Shqipërisë, rehabilitimin e digave dhe ndërtimi i urave Bailey.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Raporti vjetor i Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vendime të arsyetuara për 408 kërkesa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj prezantoi sot raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2024, ku theksoi se gjatë…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Raporti vjetor i Gjykatës Kushtetuese, Zaçaj: Vendime të arsyetuara për 408 kërkesa

Kryetarja e Gjykatës Kushtetuese, Holta Zaçaj prezantoi sot raportin vjetor të këtij institucioni për vitin 2024, ku theksoi se gjatë…