AKSK dhe ERE, marrëveshje për përmirësimin e sigurisë kibernetike në sektorin e energjisë

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i AKSK, Igli Tafa dhe kryetari i ERE, Petrit Ahmeti.


Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike dhe Enti Rregullator i Energjisë kanë nënshkruar një marrëveshje bashkëpunimi për të përmirësuar sigurinë kibernetike në sektorin e energjisë.

Marrëveshja u nënshkrua nga drejtori i AKSK, Igli Tafa dhe kryetari i ERE, Petrit Ahmeti.

Ky partneritet synon të krijojë një sistem mbrojtës të fuqishëm dhe të qëndrueshëm, duke mundësuar shkëmbimin e informacionit në kohë reale dhe ndarjen e indikatorëve të kompromisit për parandalimin e sulmeve dhe minimizimin e pasojave të mundshme, bën të ditur AKSK.

Përmes kësaj marrëveshjeje, AKSK dhe ERE do të bashkëpunojnë gjithashtu në organizimin e trajnimeve dhe seminareve për zhvillimin e kapaciteteve profesionale në fushën e sigurisë kibernetike.

Ky hap përfaqëson një angazhim të përbashkët për të siguruar një sektor energjetik më të mbrojtur dhe të përgatitur për të përballuar sfidat kibernetike të së ardhmes, thekson AKSK.

Lexo më shumë nga

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Për mësuesin dhe Profesorin tim, poetin Sadik Bejko…

"Jetofsh në poezi dhe bukurinë e shpirtit tënd! Një ndër ata, prej të cilëve më rron zemra në mirënjohje!