Spiropali, takim me drejtues të parlamentit italian: Marrëveshja për pensionet ratifikohet brenda vitit

Kryeparlamentarja: Përfitojnë mbi 500 mijë shqiptarë


Kryetarja e Kuvendit Elisa Spiropali, e cila po zhvillon një vizitë zyrtare në Itali, u takua sot me Presidentin e Dhomës së Deputetëve, Lorenzo Fontana, dhe me Presidentin e Senatit, Ignazio La Russa. Në takime ishin të pranishëm
deputeti Arben Pëllumbi, kryetar i Grupit NdërParlamentar të Miqësisë Shqipëri-Itali,
deputetja Blerina Gjylameti, anëtare e këtij grupi, dhe Ambasadorja e Shqipërisë në Itali, Anila Bitri Lani.

Spiropali vlerësoi marrëdhëniet e shkëlqyera mes Shqipërisë dhe Italisë dhe angazhimin për thellimin e Partneritetit Strategjik, bazuar në marrëdhëniet e qëndrueshme historike, kulturore, ekonomike dhe njerëzore mes vendeve e popujve tanë.

Spiropali u shprehu Presidentit Fontana dhe Presidentit La Russa mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme dhe të fuqishme të Italisë për anëtarësimin e Shqipërisë në BE dhe bindjen për vijimin e kësaj mbështetjeje edhe gjatë zhvillimit të negociatave, pas Konferencës së Dytë Ndërqeveritare Shqipëri-BE të 15 tetorit.

Marrëveshja për njohjen reciproke të sigurimeve shoqërore dhe pensioneve, e cila pritet të ratifikohet së shpejti nga Dhoma dhe Senati Italian tregon se bashkëpunimi mes parlamenteve, qeverive e institucioneve të të dy vendeve u shërben qytetarëve.

Protokolli për forcimin e bashkëpunimit në fushën e migracionit është një angazhim i Shqipërisë për frenimin dhe kontrollin e emigrimit të parregullt si edhe kontribut për zgjidhjen e problemeve në sistemin global të emigracionit.

Si partnerë dhe aleatë në NATO, me një të ardhme të përbashkët në BE, Shqipëria dhe Italia ndajnë qëndrime të përbashkëta në çështjet e politikës ndërkombëtare dhe mbrojtjen e paqes.

Spiropali dhe presidentët Fontana dhe La Russa vlerësuan rolin e komunitetit shqiptar në Itali, të komunitetit arbëresh dhe diasporës së re si edhe të qytetarëve italiane në Shqipëri, si ura bashkëpunimi e miqësie mes dy vendeve.

Marrëdhëniet ndërparlamentare intensive mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve e Senatit të Italisë nxisin bashkëpunimin mes qeverive, institucioneve dhe qytetarëve. Marrëveshja mes Kuvendit dhe Dhomës së Deputetëve nënshkruar në vitin 2022, është një mekanizëm që nxit këtë bashkëpunim.

Spiropali dhe presidentët Fontana e La Russa diskutuan edhe për nxitjen e bashkëpunimit ekonomik me Italinë, si partneri i parë tregtar dhe një nga donatorët kryesorë dypalësh të Shqipërisë, bashkëpunimin në fushat e arsimit, kulturës, ruajtjes së trashëgimisë unike arbëreshe, mësimin e gjuhës shqipe në shkollat dhe universitetet italiane etj.

(ATSH)

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…