Ambasada turke në Tiranë, pritje për Ditën e Republikës së Türkiyes

Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923.


Ambasada turke në Tiranë organizoi një pritje zyrtare me rastin e 101-vjetorit të themelimit të Republikës së Türkiyes, me pjesëmarrjen e zyrtarëve të institucioneve turke dhe shqiptare dhe personaliteteve të fushave të ndryshme.

Festa kombëtare, Dita e Republikës së Türkiyes shënohet më 29 tetor për të përkujtuar shpalljen e Republikës së Türkiyes në vitin 1923. Republika u shpall nga Mustafa Kemal Atatürk, i cili më pas u zgjodh nga Asambleja e Madhe Kombëtare e vendit si presidenti i parë i Türkiyes moderne.

Në ceremoninë e organizuar në ambientet e “Mak Albania Hotel”, në Tiranë, nën kujdesin e ambasadorit të Türkiyes në Tiranë, Tayyar Kağan Atay, ishin të pranishëm ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale e Shqipërisë, Albana Koçiu, përfaqësues të institucioneve të tjera shqiptare, ambasadorë, përfaqësues të institucioneve turke në Shqipëri dhe përfaqësues të organizatave të ndryshme.

Ceremonia nisi me intonimet të himneve të të dy vendeve, atij turk dhe më pas shqiptar, të cilat u duatrokitën nga të pranishmit.

Ceremonia vazhdoi me mesazhin e presidentit të Republikës së Türkiyes, Recep Tayyip Erdoğan, me rastin e 29 Tetorit, Ditës e Republikës së Türkiyes.

Në fjalën e tij në ceremoni, ambasadori Atay, duke i konsideruar marrëdhëniet mes dy vendeve si të veçanta, tha se viti 2024 ka qenë një vit mjaft produktiv për sa u përket rezultateve konkrete që përmbushin partneritetin strategjik, duke iu referuar edhe vizitave të fundit në Shqipëri të presidentit turk, Recep Tayyip Erdoğan, dhe ministrit turk të Punëve të Jashtme, Hakan Fidan, si dhe të kryeministrit Rama në Türkiye.

“Gjatë këtyre vizitave, të dy liderët bashkëkryesuan Këshillin e Bashkëpunimit të Nivelit të Lartë me pjesëmarrjen e ministrave. Ky këshill është një organ i lartë vendimmarrës që vepron nën mekanizmin tonë të partneritetit strategjik”, tha ambasadori turk.

Ambasadori Atay theksoi se synojnë të inkurajojnë të rinjtë shqiptarë që të shohin të ardhmen në vendin e tyre dhe të ndihmojnë në zbutjen e pasojave të emigrimit të fuqisë punëtore të kualifikuar.

Ai tha se hapja e Xhamisë së Namazgjasë në Tiranë nga presidenti Erdoğan dhe kryeministri Rama ishte një tjetër moment i rëndësishëm gjatë këtij viti. “Jemi të kënaqur të shohim se kjo xhami e bukur është kthyer në simbolin e fundit të miqësisë turko-shqiptare”, u shpreh Atay.

Në planin ekonomik, viti 2024 shënoi krijimin në Shqipëri të degës së Shoqatës së Industrialistëve dhe Biznesmenëve të Pavarur nga Türkiye (MÜSİAD), tha Atay, duke shtuar se “Besoj se kjo degë do të na ndihmojë të arrijmë objektivin prej 2 miliardë eurosh të vendosur për vëllimin tonë të tregtisë dypalëshe”.

Ambasadori Atay tha se përgëzon miqtë shqiptarë për hapjen e negociatave me BE-në për grup-kapitujt e parë. “Ishte një moment historik. Ne dëshirojmë një përfundim të shpejtë dhe të suksesshëm të negociatave. Türkiye, gjithashtu një vend kandidat për në BE, mbështet procesin e integrimit të Shqipërisë në BE”, tha Atay.

Orkestra e harqeve të Teatrit të Operas dhe Baletit luajti pjesë muzikore turke dhe shqiptare. Ambasadori Atay iu dhuroi një tufë me lule, për perfomancën e tyre të bukur.

Të pranishmit shijuan prodhime tradicionale turke.

Në hollin e hotel “Mak Albania” ishte hapur gjithashtu një ekspozitë fotografike me rrugën historike të Turqisë.

Gjithashtu, instituti turk “Yunus” kishte ekspozuar një stendë me libra.

Godina e Universitetit Politeknik të Tiranës, në sheshin “Nënë Tereza”, ishte zbukuruar me flamurin turk dhe atë shqitar, në shenjë nderimi të 101-vjetorit të shpalljes së Republikës së Türkiyes.

101-vjetori i shpalljes së Republikës së Türkiyes është shënuar me programe dhe aktivitete të shumta në Türkiye dhe jashtë saj.

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…

Global 360

COP29 – Dhjetëra liderë botërorë fillojnë fjalimet dhe negociatat për ndryshimet klimatike

Dhjetëra liderë do të mbajnë sot fjalime në Konferencën e OKB-së për Ndryshimet Klimatike, që po zhvillohet në Azerbajxhan duke…

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

Pika të zeza apo të ndritshme?

Viti 2024 duket që do të shënjohet nga luftrat dhe zgjedhjet, të cilat do të ndikojnë në fatin e një…

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Avokatja e Popullit: Duhet një bashkëpunim i koordinuar për mbrojtjen e të drejtave të fëmijëve

Avokatja e Popullit nënvizoi rolin e rëndësishëm të monitorimit dhe ndërhyrjes në rastet kur të drejtat e fëmijëve shkelen ose…