Edukimi financiar, Muzhaqi: Pilotojmë në dy shkolla aplikacionin inovativ mbi transaksionet bankare

Edukimi financiar po shihet me prioritet nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria për shtrirjen dhe përhapjen sa më të gjerë tek brezi i ri.


Edukimi financiar po shihet me prioritet nga Banka e Shqipërisë dhe qeveria për shtrirjen dhe përhapjen sa më të gjerë tek brezi i ri.

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi ndau në rrjete sociale lajmin se, në kuadër të edukimit financiar, do të nisë pilotimi në dy shkolla i një aplikacioni ku të rinjtë do të mësojnë mbi transaksionet bankare.

“Edukimi financiar dhe inovacioni ecin dorë për dore”, shkroi Muzhaqi.

Ajo tha se, “së bashku me një nga bankat e nivelit të dytë, po punojmë me ritme të shpejta për të sjellë një aplikacion inovativ për të rinjtë, ku ata do të mësojnë mbi transaksionet bankare përmes simulimeve praktike”.

Përmes këtij aplikacioni, nga menaxhimi i të ardhurave, shpenzimeve dhe kursimeve, deri tek investimet, çdo gjë do të jetë në duart e tyre.

Ministrja vuri në dukje se, pilotimi fillon së shpejti në dy shkolla të mesme, dhe të rinjtë pjesëmarrës do të fitojnë jo vetëm dije të vlefshme, por edhe shpërblime monetare.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…

Global 360

Arabia Saudite në qendër të politikës së jashtme globale duke pritur bisedimet SHBA-Rusi

Arabia Saudite ka konsoliduar pozicionin e saj në rritje në arenën e çështjeve globale, duke u shfaqur si një pikë…

Diplovista

Mynih – Rama: Zgjedhja e Trump, shans që Europa të zgjohet

Kryeministri Edi Rama i cili ndodhet në Mynih, Gjermani, në kuadër të pjesëmarrjes në Konferencën e 61 të Sigurisë, mori…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Presidenti i Emirateve të Bashkuara, nesër në Tiranë, Rama: Vendosim të tjera piketa me interes të përbashkët

Nesër në Shqipëri do të jetë për vizitë Sheiku Mohamed bin Zayed Al Nahyan, për herë të parë si President…