Peng Liyuan pret në një takim çaji bashkëshorten e Presidentit të Finlandës

Peng Liyuan, bashkëshortja e Kryetarit të Kinës Xi Jinping zhvilloi në Pekin një takim çaji dhe bashkëbisedim me Suzanne Innes-Stubb, bashkëshorten e Presidentit të Finlandës.


Peng Liyuan, bashkëshortja e Kryetarit të Kinës Xi Jinping zhvilloi të martën në Pekin një takim çaji dhe bashkëbisedim me Suzanne Innes-Stubb, bashkëshorten e Presidentit të Finlandës.

Duke vënë në dukje se Kina dhe Finlanda kanë një traditë të gjatë historike dhe trashëgimi të thellë kulturore, Peng shprehu shpresën që palët të shtojnë shkëmbimet dhe bashkëpunimet në fushat e artit dhe sportet dimërore, duke forcuar vazhdimisht miqësinë mes popujve.

Peng shprehu falënderimet për premtimin aktiv të Suzannes për interesat publike dhe prezantoi arritjet e Kinës në fushat përkatëse, duke vënë në dukje që Kina dhe Finlanda mund të ndajnë eksperienca të vlefshme, duke shtuar përfitimet e përbashkëta për të dy popujt.

Suzanne nga ana e saj shprehu falënderime të thella për përpjekjet afatgjata të Znj. Peng në nxitjen e të drejtave të grave dhe fëmijëve në mbarë botën. Ajo shprehu gjithashtu dëshirën për të promovuar më tej shkëmbimet në fushën kulturore mes dy vendeve.

Burimi: CRI.CN

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Gonxhja: Viti 2025 do të sjellë 3500 evente nga skena e pavarur artistike

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja, morën pjesë në eventin “HangArt”