Rama: 100 mijë të moshuar pensione mbi 300 euro si pasojë e reformës

Kryeministri: Jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme


Kryeministri Edi Rama në një takim sot me pensionistët në Durrës, me të cilët ndau pikëpamje për skemën e pensioneve, tha se “është koha për të bërë diskutim me ju, sepse jemi në kushtet që ekonomia jo vetëm po rritet, por po rritet në mënyrë të qëndrueshme”.

“Nga kjo rritje të gjitha kategoritë kanë përfituar, po përfitojnë në formën e pagesës, në formën e rritjes së volumit të biznesit dhe të rritjes së pagave. E vetmja kategori që nuk ka përfituar është kategoria e pensionistëve për të cilët kemi bërë shumë gjëra, por akoma nuk kemi bërë atë që ju e prisni dhe ne e kemi objektiv që kur jemi ulur tryezën e qeverisë që është rritja graduale dhe e qëndrueshme e pensioneve”, theksoi Rama.

Kreu i qeverisë u shpreh se “kemi nisur prej më shumë se 10 ditësh këto takime në gjithë Shqipërinë për komunikuar me pensionistët drejtpërdrejtë në këtë kohë që jetojmë edhe ne si pjesë e kësaj bote, por kjo bota jonë është akoma më e ngarkuar nga llumi dhe ujërat e zeza të kanaleve mediatike të ekraneve, ku çfarë nuk dëgjon, por ajo që rrallë e dëgjon është e vërteta dhe rrallë dëgjon të flitet për fakte dhe çështje që janë vërtet thelbësore për njerëzit, siç është çështja e pensioneve për të cilën po të hapësh televizorin dëgjon lloj-lloj sharlatanësh që premtojnë lloj-lloj çudish dhe ngrenë lloj-lloj akuzash, prandaj është shumë e rëndësishme të flasim drejtpërdrejt dhe të flasim sipas fakteve”.

Pra, vijoi Rama, na është dashur 10 vjet ta bëjmë këtë bisedë. Rritja e pensioneve nuk është si rritja e pagave, janë dy gjëra komplet të ndryshme, pagat rriten në bazë të taksave dhe pensionet në bazë të kontributeve.

“Secili nga ju sot merr pensionin nga fondi që krijohet nga kontributet e atyre që janë në punë dhe që kur marrin pagën derdhin një sasi të caktuar në sigurimet shoqërore. Ky fond është i pamjaftueshëm për një mijë e një arsye që kanë të bëjnë me të shkuarën dhe me disa arsye që kanë të bëjnë me të tashmen”, tha Rama.

Kryeministri Rama u shpreh se, “pensionet janë investimi sot për 10 deri në 40 vjet i kujtdo që është në punë. Trashëgimia jonë është e tmerrshme, pasi në fillimit e këtij procesi kemi pasur një katastrofë shkatërrimi qofshin ndërmarrje, kooperativa dhe kemi pasur dalje masive pensioni në një moshë shumë të re, sepse njerëzit nuk kishin ku të shkonin dhe kjo ka rritur në mënyrë të shpejtë e artificiale dhe numrin e njerëzve që kanë nevojë për pension duke bërë që kontribuesit të vendosen në raport jo të drejtë me ata që përfitojnë nga kontributet, pra pensionistët”.

“Deri në 2014 kur bëmë reformën e parë të pensioneve, disa nga ju e mbajnë mend Shqipëria ishte në një situatë totalisht kundër të ardhmes me një pension tavan që ishte 100 euro, pra ti mund të kishe bërë 49 vjet punë, të kishe derdhur kontribute dhe që nuk kaloje dot 100 euro. Nga ana tjetër pensioni mesatar i përgjithshëm ishte një pension që dilte nga tavani, 170 euro ishte tavani dhe 105 euro ishte pensioni mesatar i përgjithshëm. Një gjë e bllokuar, pavarësisht kontributeve”, theksoi Rama.

Më tej Rama tha se “puna në të zezë ishte dominante. Në 2014 hoqëm tavanin dhe si pasojë e heqjes së tavanit të gjithë ata që dalin nga 2014 e këtej kanë pension më të lartë. Një mësues që ka dalë në pension në 2010 ka pension më të ulët se një që ka dalë në 2014, pavarësisht se kanë bërë të njëjtën punë. Kjo ka qenë gropa e madhe që hapën edhe për pensionistët, edhe për të tjerët, e ata që çirren ballkoneve, ata që “do rrisin pensionet, do i çojnë në 1 mijë euro”. Sot kemi arritur të kemi 100 mijë pensionisë që kanë pensione mbi 300 euro si pasojë e reformës kemi arritur të detyrojmë pagimin e detyrimeve shoqërore të rreth 300 mijë punonjësve”.

Rama tha se “thuajse është dyfishuar pensioni mesatar dhe mbi të gjitha kemi një masë akoma të madhe pensionistësh që kanë një pension shumë të ulët dhe ky është një problem që duam ta adresojmë”.

(ATSH)

Lexo më shumë nga

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët

Global 360

Armenia njeh pasaportat e Kosovës

Armenia nga sot njeh zyrtarisht të gjitha pasaportat e Kosovës, duke përfshirë ato të zakonshme, diplomatike dhe zyrtare.

Diplovista

Çështja e emigracionit, Rama për ‘Il Giornale’: Evropa duhet bashkohet rreth një plani të qartë strategjik

Kryeministri Edi Rama ka dhënë një intervistë për median italiane “Il Giornale”. Ai komentoi marrëveshjen për emigrantët me Italinë si…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Bektashizmi dhe Shqipëria!

Historia e Bektashinjve është historia e qëndresës ndaj dhunës, gjatë pushtimit fatal të Perandorisë Turke

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Hasani: Prioritet kthimi i të rinjve nga jashtë që të kontribuojnë në atdhe

Ministri për Evropën dhe Punët e Jashtme, Igli Hasani, bashkëbisedim me gazetarët