Gonzato: Opozita duhet të luajë rolin e saj brenda Parlamentit

Ambasadori i Bashkimit Europian: BE do që të ndihmojë Shqipërinë që të bëjë progres.


Ambasadori i Bashkimit Europian në Tiranë, Silvio Gonzato, deklaroi sot se shpresonte që opozita do të luante rolin e saj brenda Kuvendit dhe se progresi për të mirën e Shqipërisë nuk është vetëm detyrë e mazhorancës.

Në një prononcim për mediet nga oborri i Parlamentit, pak para se ti dorëzonte Raportin e Progresit 2024, kryetares së Parlamentit Elisa Spiropali, ambasadori Gonzato tha se BE do që të ndihmojë Shqipërinë që të bëjë progres.

“Raporti jep një pamje, një përshkrim objektiv të situatës në Shqipëri. Ju ftoj t’i hidhni një sy. Besoj se Parlamenti ka një rol shume të rëndësishëm për të luajtur në të gjitha reformat që duhen bërë këtu, në Shqipëri për progresin. Duam të ndihmojnë Shqipërinë që të bëjë progres. Lexoni raportin, shpresojmë që opozita të luajë rolin e saj brenda Parlamentit”, tha ambasadori Gonzato.

Lexo më shumë nga

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…

Global 360

Shmyhal: Ukraina do të garantojë furnizimin me energji për Evropën

Ukraina do të garantojë “furnizimin me energji” për Evropën duke qenë “burimi më i madh i gazit në kontinent”, deklaroi…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

Biznesi platformë ekonomike për zhvillim të qëndrueshëm, konkurrueshmëri dhe inovacion

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë, Tiranë, në bashkëpunim me shoqatat më të rëndësishme të biznesit, kanë hartuar një Platformë Ekonomike…