Progresraporti 2024, Spiropali: Të gjitha palët në Kuvend, të bashkëpunojnë për Shqipërinë europiane

Ambasadori i BE, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë.


Ambasadori i Bashkimit Europian, Silvio Gonzato, i dorëzoi sot Kryetares së Kuvendit, Elisa Spiropali, Raportin e Progresit të BE-së për Shqipërinë.

Me këtë rast, Spiropali u shpreh se Shqipëria në BE në vitin 2030, është një projekt ambicioz, por real.

“Kuvendi, të gjithë deputetët, do ta lexojmë Raportin me vëmendje e përgjegjësi. Kuvendi është i vendosur të udhëheqë me sukses procesin e suksesshëm të anëtarësimit në familjen europiane, duke bashkëpunuar ngushtë me qytetarët, shoqërinë civile dhe të gjithë faktorët që e bëjnë këtë proces gjithëpërfshirës.

Opozita është e ftuar të bashkëpunojë në procesin e integrimit, sepse çdo perspektivë për Shqipërinë europiane vlen, duke respektuar përgjegjësitë dhe etikën demokratike e parlamentare”, u shpreh Spiropali.

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.

Global 360

Kroacia: Nisma ushtarake me Shqipërinë dhe Kosovën, e hapur edhe për partnerët

Sipas Kroacisë, nismës mund t’i bashkohen të gjitha vendet që, po ashtu, duan t’i ofrojnë mbështetje Kosovës dhe Shqipërisë në…

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

16-vjetori i anëtarësimit në NATO, Begaj: Shqipëria, anëtare e denjë e Aleancës

Presidenti i Republikës, Bajram Begaj përshëndeti sot me një mesazh 16-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO.