Gonzato takim me kryetarin e ri të KLGJ-së: T’i japim popullit shqiptar drejtësinë që meriton

Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi.


Ambasadori i Bashkimit Evropian në Tiranë, Silvio Gonzato zhvilloi sot takim me kryetarin e ri të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), Ilir Rusi.

Gonzato u shpreh në rrjetet sociale se e përgëzoi Rusin për rolin e ri si kryetar i Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ).

Takimi, sipas tij, erdhi në një moment domethënës, pas publikimit të gjetjeve kryesore në Raportin 2024 të Komisionit Evropian.

“Pata mundësinë të diskutoj me të mbi gjetjet e raportit, veçanërisht ato që kanë të bëjnë me Kapitullin 23, “Funksionimi i Gjyqësorit”. Ramë dakord që Këshilli të vazhdojë përpjekjet e tij për të bazuar procedurat e tij në standardet më të mira të BE-së duke përdorur ekspertizën e projektit tonë EU4Justice. Ky është çelësi për të ruajtur frymën e Reformës në Drejtësi të vitit 2016 dhe, më e rëndësishmja, për t’i dhënë popullit shqiptar drejtësinë që meriton”, u shpreh ambasadori i BE-së Silvio Gonzato.

(ATSH)

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese

Global 360

Trump: Edhe Bashkimit Evropian do t’i vendosim tarifa 25%

Trump sulmoi bllokun, duke thënë se ai “u formua për të shkatërruar Shtetet e Bashkuara”.

Diplovista

Rama për median greke: Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar

Ligji absurd i luftës duhet shfuqizuar, deklaroi kryeministri Edi Rama në një intervistë për televizionin grek ”MegaTV”, pjesë të së…

Gjeopolitika

SPECIALE/ Mbahet në Pekin Simpoziumi i 10-të i Nivelit të Lartë Kinë-Vendet e Europës Qendrore dhe Lindore

“Kina dhe vendet e Evropës Qendrore dhe Lindore në një botë në ndryshim: zhvillim i përbashkët, e ardhme e përbashkët”.

OPED

Rikthim në tempullin e poezisë

Tre vite më parë, me 18 shkurt 2022 u nda nga jeta poeti Bardhyl Londo!

Profil

Një Lider i ri në Diplomaci dhe Fuqizimin e Rinisë

Ambasador Rinor i NATO-s për Shqipërinë, Ambasador Global për Paqen për Kombet e Bashkuara dhe Këshilltar Rinor për OSBE-në

Masmedia

TEDA Tirana, Gonxhja: Kushte për zhvillim të industrisë, mbi 7 mijë vende pune me paga të larta

Ministri i MEKI: TEDA Tirana, projekt ambicioz për një zonë të lirë ekonomike transformuese